Përgjegjës Marketi, Zv. Përgjegjës Marketi, Personel Marketi
Konkurs Pune: (Pergjegjes Marketi / Zv. Pergjegjes Marketi / Personel Marketi)
Lokacioni: Prizeren(10) / Prishtinë(6) / Fushë Kosovë(3) / Pejë(3) / Gjakovë(2)
Duke u bazuar në vëllimin e punës dhe zgjerimin e kompanisë me pika të reja “The North Unicorn” shpallë konkurs për pozitën: Pergjegjes Marketi / Zv. Pergjegjes Marketi / Personel Marketi.
Ofrojmë:
- Pagë konkurruese;
- Kushte të mira të punës.
Detyrat dhe përgjegjësitë: (Pergjegjes Marketi, / Zv. Pergjegjes Marketi)
- Hapja dhe mbyllja e dyqanit sipas orarit të përcaktuar të punës;
- Të përpilojë me kohë dhe saktësi dokumentet zyrtare(Deponimet, barazimet ditore, skanimi i dokumenteve) që duhet të mbahen në dyqane dhe dokumentet e kompanisë;
- Të organizojë orarin e punës së punëtorëve dhe pushimet në mënyrë të tillë që mos të ndikojë në rrjedhën e punës së dyqanit dhe gjithnjë duke marë parasysh kërkesat e punëtorëve;
- Mbane kontakt me stafin dhe klientet;
- Monitoron afatet dhe informon palët;
- Të jetë përgjegjës për funksionimin e rregullt të dyqanit të cilin është duke e administruar, në përputhje me rregulloret dhe dispozitat e ligjit në fuqi.
- Detyra dhe përgjegjësi tjera të deleguara nga eprori.
Aftësitë dhe njohuritë e kërkuara:
- Të ketë përkushtim dhe etikë në punë;
- Aftesi komunikuese dhe prezantuese;
- Aftesi menaxhuese dhe organizative;
- Shkathtësi të shkëlqyera bashkëpunuese në ekip.
Kualifikimet:
- Të ketë të përfunduar/vijim studimesh në drejtimet ekonomike ose fusha te ngjashme relevante;
- Pervoje pune ne pozita te ngjashme dhe industri te njejte(E Preferueshme).
Detyrat dhe Përgjegjësitë: (Personel Marketi)
- Kryerja dhe asistimi i punëve në lidhje me dyqanin në përputhje me udhëzimet e përgjegjësit të dyqanit;
- Të asistoj në punën në sektor dhe arkë varsisht nga kërkesat e punës.
Aftësitë dhe njohuritë e kërkuara:
- Të ketë përkushtim dhe etikë në punë;
- Aftesi komunikuese dhe prezantuese;
- Shkathtësi të e shkëlqyera bashkëpunuese në ekip;
Kualifikimet
- Të ketë të përfunduar shkollën e mesme;
- I preferueshme vijimi i studimeve apo përfundimi i tyre.
Tek (subject) të shënohet pozita dhe lokacioni.
Te gjithë të interesuarit duhet të aplikojne në: [email protected]
Afati i fundit per aplikim është deri më: 15/12/2021.