Konkurs i skaduar

Junior Brand Manager (Rauch)

Meridian Corporation
  • 22.12.2021
  • Prishtinë
  • Menaxhment

Korporata Meridian është njëra ndër ndërmarrjet më të suksesshme në vend dhe njëherësh partner shumë serioz i brendeve më të fuqishme botërore të cilat distribuohen në Kosovë. Përkushtimi maksimal në plotësimin e nevojave dhe kërkesave të tregut janë elementet kyçe mbi të cilat punon Korporata Meridian. Të gjithë ata që janë të interesuar të jenë pjesë e Korporatës Meridian ju ftojmë të aplikoni për:

VEND TË LIRË PUNE:

Posti: Junior Brand Manager (Rauch)

Lokacioni: Zyra Qendrore – Prishtinë, Zona Industriale

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Bënë analiza të tregut dhe biznesit, anketat për monitorimin e çmimeve, përcaktim të çmimeve dhe promovim të strategjive
  • Përgatit raportin mujor, si një pasqyrë e të gjitha ATL dhe BTL aktiviteteve të marketingut të kryera për brendin, si dhe rezultate të shitjes
  • Mbikëqyr shitjet dhe analiza e shpërndarjes
  • Drejton trajnimin dhe zhvillimin e ekipit vendor të shitjes
  • Përgjegjës për arritjen e objektivave të caktuara dhe komunikimin me partner
  • Planifikon dhe porosit POS dhe materiale Promo, zhvillon POS materiale të prodhuara në vend
  • Hulumtimi i tregut – tendencat dhe zhvillimet e tregut, zhvillimet e konkurrencës,
  • Detyra të tjera të caktuara nga mbikqyrësi i tij/saj

Kualifikimet Profesionale

  • Diplomë universitare në Biznes ose Marketing; Shkenca Shoqërore ose Komunikim e prefereruar
  • Eksperience pune në distribuim për të paktën 2 vite
  • I/e motivuar dhe ambicioz/e
  • Shkathtësi të avancuara prezantuese, komunikuese dhe negociuese
  • Aftësi të punës nën stres dhe afate kohore
  • Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office
  • Njohja e gjuhës angleze
  • Patentë shoferi kategorinë “B”

Të interesuarit mund të aplikojnë  përmes adresës elektronike (e-mailit), duke dërguar CV-të elektronike në këtë adresë: [email protected]

Konkursi qëndron i hapur prej datës 14 Dhjetor, 2021 deri më 22 Dhjetor, 2021.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

#menaxhment #prishtinë
13937
268
2160
8454