Konkurs i skaduar

Vende të lira të punës (3)

Albi Group
  • 14.01.2022
  • Prishtinë
  • Menaxhment - Shitje

“Albi Commerce”, pjesë e Albi Group me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës. Si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, “Albi Commerce” kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendet e punës :

Udhëheqës i Divizionit të Shitjes

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Zhvillon planin vjetor të shitjes dhe kontrollon në mënyrë të vazhdueshme zbatimin e tij,
  • Udhëheq ekipin e shitjes,
  • Inicion dhe koordinon zhvillimin e planeve të aktiviteteve në përgjithësi dhe planeve të veçanta për të rritur shitjen dhe përqindjen e distribuimit në territorin e Republikës së Kosovës,
  • Negocion me pikat blerëse dhe gjenë mënyrat e përshtatshme me qëllim që të lehtësohet realizimi i planeve dhe depërtimi i produkteve të reja në treg,
  • Përcjell, krahason çmimet e produkteve konkurruese në treg dhe informon Drejtorin e shitjes rreth konkurencës.
  • Mban kontakt dhe raporton tek prodhuesit.

Menaxher i Shitjes (2 vende pune)

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Udhëheq agjentët e shitjes,
  • Mbikqyrë dhe kontrollon strategjitë e shitjes të brendeve përkatëse, pozicionet e produkteve, mjetet reklamuese etj,
  • Kontrollon zbatimin e planit rutinor të agjentëve të shitjes,
  • Përkujdeset se a është plotësuar kërkesa e klientëve, mbikqyr dhe kontrollon asortimanin e lejuar për shitësit direkt, sasinë e lejuar të mallit,
  • Si dhe detyra të tjera të përcaktuara nga menxheri direkt.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare - master, preferohet fakulteti ekonomik (pozita 1)
  • Të ketë së paku 3 vite përvojë pune në Departament të shitjes
  • Të njohë gjuhën angleze (pozita 1)
  • Njohuri të mirë të MS Office
  • Patentë shofer - kategoria B

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese në adresën e e-mail-it: [email protected].

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Konkursi është i hapur deri me datën 14.01.2022.

Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

#menaxhment #shitje #prishtinë
13937
268
2160
8453