Konkurs i skaduar

Vende të lira të punës

Elite Dental Care
  • 31.12.2021
  • Prishtinë
  • Mjekesi - Mirëmbajtje

Klinika Stomatologjike ‘’Elite Dental Care’’ me rastin e hapjes së klinikës në lagjen “Prishtina e re” në Prishtinë, përmes këtij konkursi shpreh interes për rekrutimin e punëtorëve në pozitën:

1. Stomatologe.

Pozita e Stomatologes i përgjigjet detyrave dhe përgjegjësive si më poshtë:

  • Të jetë e licensuar si Stomatologe;
  • Të ketë së paku 2 vite eksperiencë pune;
  • Të ketë njohuri të përgjithshme në fushat e stomatologjisë;
  • Të jetë e aftë të diagnostifikojë dhe të trajtoj problemin e pacientit;
  • Të këshillojë pacientët lidhur me mirëmbajten dhe trajtimin e kujdesit dentar;
  • Detyra dhe përgjegjësi të tjera të cilat caktohen nga punëdhënësi në kuadër të pozitës së punës.

  1. Asistente e Stomatologjisë

Pozita e Asistentes së Stomatologjisë i përgjigjet detyrave dhe përgjegjësive si më poshtë:

  • Të jetë e licensuar për punë si asistente e stomatologjisë;
  • Së paku një vit experiencë pune;
  • Të ketë aftësi komunikuese;
  • Të jetë bashkëpunuese në punë ekipore;
  • Të tregoj kujdes, mirësjellje dhe interes për të ndihmuar gjatë kontaktit të parë me klientin;
  • Evidenton të dhënat e nevojshme mjekësore;
  • Përgaditë dhe mirëmban aparaturën mjekësore instrumentet dhe mjetet e tjera të punës;
  • Bashkëpunon me stomatologun dhe ndihmon në të gjitha ndërhyrjet stomatologjike;

3.Recepsioniste/Asistente Administrative.

Pozita e Recepsioniste/Asistente Administrative i përgjigjet detyrave dhe përgjegjësive si më poshtë:

  • Mirëpret klientët dhe i drejton ata deri tek Stomatologu;
  • Të ketë aftësi komunikuese;
  • Të ketë njohuri të gjuhës Angleze
  • Mirëmban evidencën e shënimeve të termineve dhe historikun e klientit;
  • Përkujdeset për të gjitha dokumentet tjera administrative të punëdhënësit;
  • Mirëmban dokumentet lidhur me marrëdhënien e punës, pushimet, evidencat e hyrjeve dhe daljeve të punëtorëve;
  • Realizon pagesat, dhe lëshon faturë për shërbimin e marrë në klinikë;
  • Detyra dhe përgjegjësi të tjera të cilat caktohen nga punëdhënësi në kuadër të pozitës së punës.
     

4.Mirëmbajtëse.

Pozita e Mirëmbajtëses i përgjigjet detyrave dhe përgjegjësive si më poshtë:

  • Mirëmban të gjithë objektin e klinikës;
  • Përkujdeset për largimin e të gjitha mbeturinave që krijohen gjatë procesit të punës;
  • Kujdeset për pastërtinë në kuzhinën e klinikës;
  • Detyra dhe përgjegjësi të tjera të cilat caktohen nga punëdhënësi në kuadër të pozitës së punës.
  • Kandidatët duhet të jenë serioz, ambicioz për punë dhe lusim që të aplikojnë vetëm kandidatë të cilët plotësojnë kushtet e sipërpërmendura.
  • CV-të së bashku me dokumentacionet të cilat dëshmojnë shkollimin dhe eksperiencën e punës duhet të dërgohen në email-in:[email protected]
  • Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët të cilët plotësojnë të gjitha kriteret e konkursit, i cili do të mbetet i hapur deri me datën 31.12.2021
#mirëmbajtje #mjekesi #prishtinë
13937
268
2160
8454