Fizioterapist/e
  • 049 909 110
Skaduar
Shield Recruitment & HR SH.P.K
Prishtinë
Mjekesi
Përshkrimi

Shield Recruitment & HR kërkon Fizioterapist/e (1 një vende pune) për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Përgjegjës që përmes teknikave të specializuara të masazhës, të ndihmojë në relaksimin dhe manipulimin e trupit të klientëve;
  2. Përgjegjës për këshillimin dhe udhëzimin e mysafirëve të hotelit në përzgjedhjen e tretmanëve të masazhës, duke iu rekomanduar trajtime korrigjuese apo reduktimin e ushtrimeve të caktuara;
  3. Përgjegjës për realizimin e tretmanëve të wellness-it dhe të njësive të relaksimit/pushimit;
  4. Përgjegjës për përpilimin e planit individual të masazhimit të klientëve dhe caktimin e terminëve;
  5. Përkujdeset që me kërkesën e klientit apo udhëzimin e mjekut të administrojë lloje të ndryshme të masazheve si me avull ose ngrohje të thatë apo edhe tretmanët me ujë;
  6. Përkujdeset që gjatë masazhës ti ndihmoj klientët në pushimin e trupit të tyre dhe largimin e dhimbjeve, lehtësimin e stresit dhe sëmundjeve fizike;
  7. Përkujdeset për këshillimin e klientëve mbi teknikat e relaksimit dhe ndihmon në parandalimin e problemeve të muskujve;
  8. Përkujdeset që gjatë masazhës të kuptojë se si muskujt e trupit ndërveprojnë me njëri tjetrin dhe të di se si të trajtojë pjesë të veçanta të trupit;
  9. Përkujdeset që gjatë masazhës të studioj historinë fizike të klientit, me qëllim që të përgatisë dhe të aplikojë vajra adekuate të lëkurës, të shpërndajë mbi pjesën e trupit të klientit që është duke u trajtuar, me presion të fortë, të ngadaltë dhe të qetë;
  10. Përkujdeset që gjatë sesionit të masazhës të kontrollojë se a është presioni i mjaftueshëm për klientin dhe kontrollon komoditetin e klientit;
  11. Përkujdeset që gjatë trajtimit klienti të ndiej rehati dhe kënaqësi, ndriçimi të jetë i zbehtë, të ndizen qirinj aromatik, dhoma të jetë e ngrohtë dhe e qetë, peshqirët të jenë të freskët dhe të pastër;
  12. Përgjegjës për pranimin, ruajtjen dhe kontrollimin e materialit të pranuar në rekreacion dhe në fillim të çdo muaji të përgatisë inventarizimin/regjistrimin;
  13. Përgjegjës për mbajtjen e higjienës së plotë, pastërtisë dhe rregullit, sipas kritereve dhe standardeve të përcaktuara nga menaxhmenti në hapësirat e masazhimit e po qe nevoja edhe në ato të Qendrës Wellness&SPA;
  14. Përgjegjës për mikpritje të ngrohtë, miqësore, korrekte, profesionale dhe xhentile ndaj mysafirëve;
  15. Përkujdeset për rrjedhën e papenguar të punës në njësinë e rekreacionit;
  16. Përgjegjëse që procesi të jetë sa më ekonomik dhe rentabil, duke shfrytëzuar në mënyrë të arsyeshme produktet ;
  17. Përgjegjës për zbatimin e politikave të Hotelit;
  18. Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës së eprorit, e të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij;
  19. Mirëmban të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të tij dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno sanitare;
  20. Përgjegjës për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L-06/082)
  21. Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
  22. Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë;
  23. Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

Kualifikimet:

  • Përgatitje profesionale dhe fizoterapeut i/e certifikuar;
  • Të ketë së paku 3 (tre) vite përvojë pune profesionale si fizioterapeut;
  • Integritet të lartë dhe etikë;
  • Aftësi të dëshmuara menaxhimi dhe organizimi;
  • I aftë të punoj nën presion dhe fleksibil;
  • Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohja e gjuhes angleze;

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: [email protected] deri me datë 23/03/2023 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6930
186
1525
6542