Konkurs i skaduar
Asistente Administrative
Horeca
Horeca L.L.C shpall konkurs pune per:
Asistente administrative
DETYRAT DHE PËRSHKRIMI:
- Pranon vizitorët sipas agjendës për menaxhmentin e kompanisë;
- Mbledh informatat ditore/periodike që kanë të bëjnë me veprimatrinë ushtruese (lajme, informata, njoftime, et.);
- Ndërlidhet sipas nevojës me anëtarët e tjerë kyq të menaxhmentit për kryerjen e detyrave të caktuara;
- Mirëmban shkresat dhe furnizimet adekuate per kompanine;
- Mban evidence të udhëtimeve, planifikimin, rezervimeve dhe te ngjashme;
- Merr pjesë në takimet e caktuara të palëve duke mbajtur procesverbal;
- Ofron mbështetje administrative, sekretarie dhe logjistike nër pranimin dhe transferimin e thirrjeve;
- Arkivon dhe fajlloj dokumentat e nevojshme si dhe të protokolon të njejtat permes arkivës së kompanisë;
- Kujdeset të respektoj terminet kohore të planifikuara;
- Siguron të gjitha veprimet në pajtim me rregulloret e kompanisë dhe konform ligjeve në fuqi;
- Mban kontaktet me furnitorët e brendshëm të shërbimeve ditor/mujore (materiali shpenzues administrative të zyrave dhe furnizimet për nevoja të vizitorëve);
- Duhet të ketë aftësi për të punuar në një mjedis dinamik të punës dhe orar të ngjeshur.
- Duhet të kryej punën me konfidencë,
- Kryen dhe pune të tjera sipas kërkesës së kompanise;
AFTËSITË/KUALIFIKIMET:
- Prefereohet pregatitje profesionale superiore;
- Menaxhimi i proceseve dhe zgjidhja e problemeve;
- Njohja bazike e programeve softwerike dhe Microsoft Office;
- Njohuri te shkelqyer te gjuhës Angleze në të shkruar dhe të folur
- Patentë shoferi valid të kategorisë B;
Dokumentacionet te dorezohen ne emailin [email protected] si dhe te ceket ne subjekt pozita per te cilen aplikon.
Afati i fundit per aplikim: 16.01.2022