Asistent/e të shitjes (5) - Prishtina Mall
  • 044/100-242
Skaduar
LTB Jeans Kosova
Prishtinë
Shitje
Përshkrimi

LTB JEANS është themeluar në vitin 1948 në Stamboll nga dy vëllezër me pasion të pafund për xhinset. Fiksimi pas detajeve dhe përdorimi i materialeve të cilësisë së lartë kanë ndikuar që sot kjo markë të gjejë shtrirje në mbarë botën. Në vendin tonë, përfaqësues i markës LTB JEANS është Hil Group.

Ne ju ofrojmë mundësinë të jeni pjesë e një ekipi dinamik me mundësi të shumta të trajnimit në kuadër të programit tonë gjithpërfshirës!

Për dyqanin tonë të ri në Prishtina Mall ne po kërkojmë:

  • Asistent/e të shitjes (5)

Përgjegjësitë dhe fusha e veprimit:

  • Kujdesja dhe shërbimi ndaj klientëve
  • Organizimin e furnizimit nga koha e arritjes në dyqan deri tek shitja
  • Angazhimi dhe bashkëpunimi me ekipin gjatë kampanjave dhe aktiviteteve në dyqan
  • Edukimi dhe trajnimi i vazhdueshëm sipas udhëzimeve të kompanisë
  • Krijimi i një atmosfere të këndshme të punës në dyqan

Kualifikimet (Edukimi) dhe Aftësitë:

  • Diploma e shkollës së mesme
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe të prezantimit
  • Fokus të shtuar tek klientët dhe biznesi
  • Njohuri rreth fushës së modës
  • Pavarësi në punë si dhe prirje për të punuar në mjedis ekipor me pozitivitet

Përvoja e punës:

Përvojë pune në pozicionin e Asistent - it/es të shitjes

Vlerësimi i performancës:

  • Performanca gjatë punës në ekip
  • Performanca në përputhje me objektivat e përcaktuara vjetore për pozicionin e punës
  • Performanca dhe veprimet sipas vlerave të LTB-së
  • Performanca dhe veprimet sipas pikëpamjes së LTB-së lidhur me këtë pozicion

Përfitimet:

  • Orar fleksibil të punës
  • Ambient dinamik të punës
  • Mundësi të mëdha të rritjes dhe zhvillimit professional

Aplikimi:

Për të aplikuar ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në e-mailin [email protected] duke shkruar markën, vendin dhe pozitën e punës për të cilin aplikoni (LTB, PRISHTINA MALL, ASISTENT/E I/E SHITJES) deri me datë 31 Mars 2023.

Duke ju falenderuar për aplikimin ju informojmë se vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të njoftohen për intervistë.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6687
163
1489
6429