Njoftim për Furnizim me Motokultivatorë, Serra, Pula dhe Mëshqerra
  • +383 45 906 733
Skaduar
Islamic Relief Kosova
Prishtinë
Ftesë për Ofertë
Përshkrimi

Njoftim për Furnizim me Motokultivatorë, Serra, Pula dhe Mëshqerra

Data e përgatitjes së njoftimit: 13/03/2023

T-04/2023

T-05/2023

T-06/2023

T-07/2023

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagjja Katër Llullat
Qyteti: Prishtinë Kodi postar: 10000 Vendi: Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Mobil:+38344239349

Email: [email protected]

Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë, bujqësi, blegtori si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar/zhvillimor është projekti që ka për qëllim blerjen e motokultivatorëve, serrave, pulave dhe mëshqerrave për përfituesit e projektit “Projekti i Integruar afatgjatë – Një rrugë drejt zhvillimit” ne komunën Skenderaj , duke përfshire te gjitha fshatrat e kësaj komuneIslamic Relief Kosova do të bëjë implementimin e projektit.

Implementimi i projektit bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova.

Të gjithë operatorët ekonomik që janë të interesuar për aplikim për tenderin:

T04/2023 – Furnizim me motokultivatorë;

T05/2023 – Furnizim me serra;

T06/2023 – Furnizim me pula;

T07/2023 – Furnizim me mëshqerra;

Të kërkojnë kuotimin financiarë dhe dokumentet e tenderit prej datës 14 Mars deri me 27 Mars përmes Email: [email protected] , ose ne zyrën e Islamic Relief Kosova, rruga Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.

Vërejtje: Ofertat tuaja me dokumentacionin e tenderit duhet ti dërgoni në një zarf të mbyllur me titull ne baze te ofertes për tenderin te ofroni duke i sjellur ato në adresën: rruga Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.

Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj çdo thyerje të procedurave si me poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerabël ( përfituesëve ) të IRK-së.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 28/03/2023 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6956
165
1532
6564