Ftesë për dorëzimin e ofertave - Pajisjet për linjën e përpunimit të pemëve dhe perimeve
Skaduar
N. P. ''LILI DENISI''
Therandë
Ftesë për Ofertë
Përshkrimi

Ftesë për dorëzimin e ofertave

Pajisjet për linjën e përpunimit të pemëve dhe perimeve

Në emër të kompanisë Lili Denisi SHPK, ju ftojmë të na paraqisni ofertat tuaja në përputhje me kushtet e mëposhtme për dorëzimin e ofertave për furnizim të linjës së prodhimit për përpunimin e pemëve dhe perimeve.

1. Të dhënat për porositësin:

Emri i Kompanisë: Lili Denisi SH.P.K.

Adresa: Nepërbisht, Suharekë

Email: [email protected]

2. Pyetjet eventuale dhe sqarimet shtesë mund të paraqitni brenda dy ditëve, në numrin e telefonit më dhe në email në adresën e paraqitur më lartë:

3. Pajisjet për blerje dhe përshkrimi

Lënda e prokurimit janë mallrat dhe pajisjet e renditura më poshtë, dhe oferta duhet të përmbajë sa vijon:

  • Makina për larjen e pemëve dhe perimeve 1000 kg/h
  • Traka për klasifikim
  • Enët për pergaditjen e solucionit EPS 500E
  • Mbyllëse pneumatike për kavanoza
  • Makina për etiketim të kavanozave të qelqit
  • Makina gjysëmautomatike për paketim tunel
  • Mbushja per kavanoze me lenge shi
  • Konveryer per prurje ne kavanoz
  • Tavoline rrotulluese pritese

4. Kriteret e përzgjedhjes:

Ofruesi i shërbimit do të përzgjidhet bazuar në kriteret e mëposhtme:

a) Oferta më të favorshme ekonomikisht me çmimet më të pranueshme;

b) Garanci për cilësinë e mallrave dhe shërbimeve;

c) Koha e dorëzimit;

d) Përvoja e ofruesit të shërbimit

5. Përgatitja dhe dorëzimi i ofertave

Ofertuesit do të mbajnë përsipër të gjitha kostot në lidhje me përgatitjen dhe dorëzimin e ofertave. Çmimi i ofertës duhet të jetë në EURO dhe pa TVSH. Ofertat mund të dorëzohen me email, postë ose fizikisht në adresën:

Lili Denisi SH.P.K., Nepërbisht, Suharekë

Email: [email protected]

a) Brenda afatit për dorëzimin e ofertave, ofertuesi mund të ndryshojë, plotësojë ose tërheqë ofertën;

b) Ofertat duhet të jenë të vlefshme për 30-60 ditë, duke llogaritur nga dita e mbylljes së thirrjes publike

c) Çmimi i ofertës deklarohet pa TVSH;

6. Afati për dorëzimin e ofertave:

Afati për dorëzimin e ofertave skadon me 21.03.2023 në ora 16:00.

Kontraktori do të marrë një vendim për zgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm, bazuar në kriteret e sipërme.

7. Metodat dhe kushtet e pagesës ndaj furnitorit të zgjedhur:

Të gjitha detyrimet do të rregullohen me një kontratë që do të lidhet pas zgjedhjes së ofertuesit më të favorshëm;

Lili Denisi SH.P.K.

Nënshkrimi dhe vula:

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6880
182
1518
6524