Thirrje për shprehje të interesit - Anketa për produktet e reja-
Skaduar
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore
Prishtinë
Ftesë për Ofertë
Përshkrimi

THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI

(SHËRBIME KONSULTATIVE – PËRZGJEDHJA E FIRMAVE)

VENDI – Kosovë

EMRI I PROJEKTIT - Projekti për Forcimin e Sektorit Financiar,

IDA Nr. Kredit 6416-XK

Projekt ID Nr.165147

TITULLI: Anketa për produktet e reja

Numri i referencës: FSSP-CQ-CS-01

Data: 15 Mars 2023

Sfondi

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) është një entitet juridik i pavarur i themeluar me ligjin e tij, për të ndihmuar në plotësimin e nevojës për rritjen e qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë për të krijuar vende pune, për të rritur prodhimin vendor, dhe shërbimet që shtojnë vlerë, përmirësojnë bilancin tregtar dhe rrisin mundësitë e financimit për NMVM-të.

Qeveria e Kosovës (QK) ka marrë një kredi nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) në vlerë prej 22.3 milionë euro (ekuivalente me 25 milionë USD) për financimin e Projektit për Forcimin e Sektorit Financiar, që pritet të zbatohet brenda një periudhe trevjeçare. Projekti synon të ndihmojë QK-në për të përmirësuar qasjen në financa për Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme, duke forcuar kapacitetet financiare dhe teknike të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Qëllimi dhe fushëveprimi i Konsulencës

Objektivi i kësaj thirrje për shprehje interesi është të ftojë firmat e konsulencës të krijuara ligjërisht për të ofruar shërbimet e tyre në zhvillimin e një studimi fizibiliteti në lidhje me tregun e NMVM-ve. Kjo konsulencë pritet të ofrojë një vlerësim të tendencave të tregut, sjelljes së tregut dhe nevojave të tregut, me qëllim prezantimin e praktikave më të mira për zhvillimin dhe zbatimin e shërbimeve të garancisë së kredisë.

Kështu, firma konsulente do të jetë përgjegjëse për: identifikimin, vlerësimin, ofrimin e informatave cilësore, dhe propozimin e mundësive në lidhje me avancimin e shërbimeve aktuale (dritareve) dhe zhvillimin e shërbimeve të tjera (dritareve) në përputhje me zhvillimet e tregut dhe Ligjin për FKGK.

Detyra do të kryhet nga një firmë konsulente profesionale e cila do të fokusohet në këshillat praktike të FKGK-së në avancimin e shërbimeve aktuale dhe zhvillimin e shërbimeve të reja sipas nevojave të tregut në mënyrë që të sjellë ndikim/ shtrirje më të madhe në sektor.

Shërbimet e kërkuara

Objektivi i kësaj detyre është të përcaktojë kriteret për angazhimin e një firme konsulente profesionale e cila do të identifikojë, vlerësojë, masë dhe t'i propozojë FKGK-së shërbimet e reja të përshtatshme për NMVM-të.

Sipas kontratës, firma konsulente duhet të kryejë intervista me të gjitha palët relevante të interesit në treg (Donatorët, IF-të, shoqatat, NMVM-të) për identifikimin dhe përcaktimin e rrugës përkatëse për FKGK-në për të zhvilluar shërbimet e duhura të garancisë kreditore, të përshtatshme për NMVM-të kualifikuese.

Për çdo sektor specifik dhe grup klientësh bazuar në madhësinë, firma konsulente do të përcaktojë si vijon:

  • Të ndërmarrë studimin e kërkimeve të tregut të NMVM-ve duke përdorur të dhëna kombëtare për të vlerësuar dhe përcaktuar madhësinë e NMVM-ve dhe tregun potencial kreditor.
  • Segmentimi i tregut dhe vlerësimi i nivelit të investimeve të NMVM-ve nëpërmjet kreditimit (në sektorë të ndryshëm) dhe ndikimi i tij në gjenerimin e punësimit.
  • Barrierat/mundësitë që lidhen me zhvillimin e NMVM-ve duke përfshirë qasjen në financa, politikat fiskale, ligjet, qasjen në tregjet e reja vendore dhe ndërkombëtare, etj.
  • Sfidat e NMVM-ve në ruajtjen ose zgjerimin e kualifikimit të personelit, teknologjisë, investimeve, etj.
  • Trendet në fushën përkatëse, pritshmëritë dhe programet aktive për zhvillimin e sektorit privat.
  • Hartëzimin e palëve të interesit të të gjitha palëve të përfshira (përgjegjësitë, rolet dhe funksionet) dhe hartëzimin e të gjithë zinxhirit të vlerës, që lidhet me produktet e garancisë kreditore, për të identifikuar mundësitë dhe sfidat.
  • Të përshkruajë zhvillimin kyç të nevojshëm për të përmirësuar dizajnimin e produkteve të FKGK-së dhe për të përmirësuar qasjen e NMVM-ve në tregun e kredive.

Materialet për dorëzim

Më specifikisht:

Firma konsulente është përgjegjëse për të bërë një propozim me rekomandime në lidhje me:

  • Përshtatshmërinë e produkteve/dritareve aktuale të FKGK-së kundrejt nevojave të NMVM-ve dhe kushteve të kreditimit;
  • NMVM-të, sektorët dhe llojet e investimeve që kanë nevojë për mbështetje nga garancitë kreditore;
  • Dritaret tipike të përshtatshme për nevojat e NMVM-ve;
  • Akterët/palët e lidhura të përfshirë (lista e kontakteve).

Materialet e dorezueshme duhet të përfshijnë si vijon:

  • Një raport fillestar, duke përfshirë planin kohor të planifikuar dhe planin e punës, rishikimin e literaturës së të gjitha burimeve dytësore përkatëse, metodologjinë/qasjen e detajuar, palët e interesit të planifikuara për t'u konsultuar dhe kornizën e mostrave, mbledhjen e të dhënave dhe mjetet e analizës, protokollet kualitative dhe kunatitative për mbledhjen dhe analizën e të dhënave. Kornizën e përkufizimeve për tu siguruar që ne kemi një kuptim të përbashkët të termave dhe aktiviteteve kryesore.
  • Çdo përmirësim të sugjeruar për qëllimin ekzistues të studimit, siç përshkruhet në këtë dokument
  • Draft raport, i shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze që plotëson kërkesat
  • Një (1) dosje elektronike e të dhënave të pastra (përfundimtare) kualitative dhe kuantitative të mbledhura
  • Raporti përfundimtar

Projektimi Indikativ dhe Qasja Metodologjike

Analiza pritet të kryejë një metodologji të përzier duke përdorur të dhëna kunatitative dhe kualitative dhe duhet të mbështetet në intervista, fokus grupe dhe anketa me palët e interesit – NMVM-të, shoqatat e biznesit (përfaqësuesit e NMVM-ve), ekspertët, bankat komerciale dhe donatorët e FKGK-së. Analiza duhet t'i referohet dokumentacionit të FKGK-së, studimeve tashmë të kryera në shkallë më të gjerë, dhe studime të tjera të projekteve të veçanta të Skemës së Garancisë Kreditore duhet të përfshihen të gjitha në analizë. Ndërveprimi me një sërë palësh të interesit në terren duhet të ofrojë një sërë këndvështrimesh, duke ndriçuar temat e analizës nga këndvështrime të ndryshme. Raporti fillestar duhet të përfshijë një metodologji të detajuar të propozuar dhe mjete për mbledhjen e të dhënave për analizën e tregut.

Kriteret e Kualifikimit

Firma konsulente duhet të demonstrojnë qartë se plotësojnë kërkesat e detyrueshme të përcaktuara më poshtë, ose do të përjashtohen nga shqyrtimi i mëtejshëm gjatë procesit të vlerësimit:

Konsulentët e suksesshëm duhet të jenë të regjistruar në Kosovë si kusht për nënshkrimin e kontratës sipas legjislacionit, ose në rastin e konsorciumit, të paktën njëri nga anëtarët e konsorciumit duhet të jetë i regjistruar në Kosovë.

Aftësitë dhe ekspertiza e kërkuar:

  • Të paktën 5 vjet përvojë në kryerjen e studimeve të ngjashme sipas specifikimeve të përshkruara më sipër.
  • Eksperiencë e mëparshme në fushën e sektorit bankar dhe institucioneve financiare.
  • Aftësi të forta në zhvillimin dhe përdorimin e metodave sasiore dhe cilësore dhe kryerjen e të dy llojeve të analizave.
  • Përvojë në punë ose njohuri për vendin ku zhvillohet hulumtimi i tregut.

Kohëzgjatja e kontratës

Niveli i vlerësuar i angazhimit është (60) gjashtëdhjetë ditë pune dhe do të përfundojë deri më 30 qershor 2023, duke përfshirë komunikimet dhe shkëmbimet e koordinimit, sipas nevojës, me Njësinë e Zbatimit të Projektit (PIU).

Procesi i përzgjedhjes

Procesi i përzgjedhjes do të bazohet në kriteret e mëposhtme:

  1. Përvojë pune përkatëse me zbatimin e projekteve të ngjashme (50%)
  2. Projektet përkatëse në sektorin financiar në pesë vitet e fundit (50%)

Konsulentët mund të lidhen me firma të tjera në formën e një sipërmarrjeje të përbashkët ose një nën-konsulence për të rritur kualifikimet e tyre.

Firma konsulente do të zgjidhet në përputhje me procedurat e përcaktuara në Rregulloret e Prokurimit të Bankës Botërore për Kredimarrësit e Financimit të Projekteve të Investimeve (IPF), korrik 2016, rishikuar nëntor 2017, sipas përzgjedhjes bazuar në metodën e Kualifikimeve të Konsulentëve (CQS).

Pas përzgjedhjes së suksesshme , Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) do t'i informojë të gjithë aplikantët për statusin e përzgjedhjes.

Firma konsulente ose NP e interesuar mund të marrë informacione të mëtejshme në adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës: 08:0-16:00 (e hënë në të premte). Shprehja e interesit duhet të dorëzohet në formë të shkruar ose me e-mail, në adresën e mëposhtme deri me datë 29 mars 2023.

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, FKGK

Adresa: " Njazi Alishani Nr.5, Rruga

10000, Prishtinë , Kosovë,

Email: [email protected]

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6930
175
1525
6543