Edukatore (2), Edukatore Praktikante (3)
  • /
Skaduar
Diakonie Training Center
Mitrovicë
Arsim & Edukim
Përshkrimi

Diakonie Training Center shpall konkurs, Projekti Qerdhe/Kopsht “Kindergarten”:

Pozita: Edukatore (2 pozita) si dhe Edukatore Praktikante (3 pozita)

Vendi i punës: Mitrovicë

Përgjegjësitë:

  • Të njohë mirë kurrikulën, standardet si dhe aktivitetet edukative;
  • Të njohë të drejtat e fëmijëve;
  • Të realizojë një edukim gjithëpërfshirës;
  • Të shfaqë lirëshëm mendimet e saja për aktivitetet edukative si dhe për metodat e reja;
  • Të punojë në mënyrë krijuese në përputhje me interesat dhe nevojat e fëmijëve;
  • Të plotësojë dhe të mbajë në rregull ditarin e punës;
  • Të marr dhe të jap përvojë pune te kolegët;
  • Të trajtohet me respekt e dinjitet njerëzor;
  • Të zbatojë rregulloren e kopshtit si dhe planin e punës;
  • Të ndjeke trajnime në mënyrë që të kualifikohet e të ngritet profesionalisht;
  • Të informojë drejtoreshën për çdo të metë dhe dobësi që vëren në mbarëvajtjen e punës;
  • Të kërkojë mbajtjen pastër dhe të rregullt të mjediseve të institucionit nga fëmijët dhe së bashku me mirëmbajtëset e kopshtit të mbajë përgjegjësi për bazën materiale të grupit;
  • Së bashku me fëmijë të mbajë pastër dhe të sistemojë mjetet didaktike dhe lodrat në qendrat e aktiviteteve, tavolinat dhe raftet, etj;
  • Të krijojë mardhënie të mira me prindërit e fëmijëve, të dëgjojë me vëmendje çdo vërejtje dhe sugjerim të tyre;
  • Të informojë prindërit për mbarëvajtjen dhe shëndetin e fëmijës në çerdhe apo kopsht dhe t’i jap ndihmën e parë në raste urgjente;
  • Të lajmërojë drejtoreshën në rast të mungesës si dhe arsyen e mungesës;
  • Të ketë paraqitje të rregullt dhe veshje të përshtatëshme.

Kualifikimet e kërkuara për edukatore:

  • Diplomë Universitare të Fakultetit të Edukimit (e detyrueshme);
  • Përvojë pune minimale 1 vjeçare;
  • Aftësi kompjuterike;
  • Gjuha Angleze ose Gjermane në të folur dhe të shkruar (E preferueshme);
  • Të jetë fleksibil në orar të punës;

Kualifikimet e kërkuara për edukatore praktikante:

  • Të jetë student e vitit te 3 ose 4 të studimeve;
  • Aftësi kompjuterike;
  • Gjuha Angleze ose Gjermane në të folur dhe të shkruar (E preferueshme);
  • Të jetë fleksibil në orar të punës;

Diakonie Training Center ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e interesuar nga të gjitha komunitetet e Kosovës.

Të interësuarit duhet të dërgojnë CV me foto, letër motivuese, dokumente të tjera mbeshtetëse (diploma, çertifikata trajnimi, referenca).

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen!

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Afati i fundit për aplikim është deri me: 24.03.2023 Aplikacionet mund ti dorëzoni personalisht në rrugën Andrea Alleshi - te Ram

pa në Mitrovicë apo në adresën elektronike: [email protected].

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6917
183
1521
6538