Organizues/e i Importeve (Shpediter), Administrues/e, Asistent/e, Produkt menaxher - Prizren
AutoPjesëPartner është një kompani gjermano-shqiptare që luan një rolë kyç në tregtinë e auto pjesëve dhe pajisjeve të autoserviseve, në Kosovë dhe Shqipëri. Në këtë fushë të biznesit kemi një përvojë 25 vjeçare.
Rrjeti ynë përfshin 13 qendra të shitjes në Kosovë dhe Shqipëri. Ne do të rritemi fuqishëm në këto vende dhe rajon për një periudhë afatshkurtër.
Ne shesim marka të njohura botërore dhe jemi përfaqësues ekskluzivë të shumë produkteve premium.
Gama jonë përfshin marka të tilla si Bosch, Continental, ATE, Castrol, ABS, Divinol, Magneti Marelli,Hazet, etj.
Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj në departamentin tonë të shitjes.
A kemi zgjuar interesin tuaj? Atëherë ju lutemi dërgoni CV-n deri me 08.01.2022: tek: [email protected]
Pozitat te hapura dhe detyrat ne zyrën e blerjes/porosive (Prizren)
Sipas pozitës tuaj në blerje, ju do të merrni përsipër detyrën pas fazës së trajnimit/inkuadrimit (3 muaj)
- Organizues/e i Importeve (Shpediter): Organizimi i porosive dhe transporteve ndërkombëtare
- Administrues/e : Përgatitja e porosive bazuar ne kërkesat e shitjes
- Asistent/e : Asistim ne punët operative ne zyrën e blerjes
- Produkt menaxher: Përgjegjës i blerjes operative dhe strategjike për një produkt grup te definuar
Profili juaj
Ju jeni pozitiv, miqësor, të përkushtuar, dëshironi të mësoni gjëra të reja, punëtorë, të drejtë dhe minimum keni shkollën e mesme te kryer. Pjesën tjetër e mësoni tek ne!