Agjent Shitjesh, Analist Shitjesh, MARCHANDISER

EUROLAB INTERNACIONAL GRUP ështe një ndër kompanitë pioniere në sektorin e shitjes, distribucionit dhe importit të produkteve ushqimore dhe pijeve në Shqipëri.
Eurolab Kosova, pjese e Eurolab Internacional Grup, ka krijuar eksperience në shitje, distribucion, import/eksport dhe shërbime të tjera (marketing, zhvillim tregu dhe produktesh, veprime operacionale etj).
Sot jemi prezent në 8 tregje të Europës Juglindore: Shqipëri, Kosovë , Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovinë, Serbi, Slloveni dhe Kroaci, duke e bërë Eurolab një nga partnerët më të besueshëm të markave premium si: Peroni, Asahi, Dom Perignon, Moet&Chandon, Craft Masters, Vinium Master, Bella Serata, Welfbrau etj.
Pozicioni i punë: Agjent Shitjesh
Lokacioni: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Arritja e Targetit të Shitjes
- Prezenca e produktit në treg dhe vizibiliteti
- Menaxhimi i Stokut sipas pikave
- Ruajtja e cilësisë së produktit
- POSM / aktivitete
- Zhvillimi i tregut
- Çmimet e konsumit
- Marrëdhëniet me klientët
- Prezantimi i produkteve
- Monitoron proçesin e porosive
- Pasuritë e ndërmarrjes
- Raportimi mbi ecurine e punes
Kualifikimet dhe Kërkesat
- Diplomë e Shkollës së Lartë në Ekonomik, Administrim Biznesi apo fusha të tjera të ngjashme.
- Minimum 3 vjet përvojë në shitje në industrinë FMCG
- Kuptimi i procesit dhe dinamikës së shitjeve
- Njohuri të mira në paketën Microsoft Office.
- Njohuri të një gjuhe të huaj, preferohet anglisht
- Leje drejtimi kategoria B
- Të ketë komunikim shumë të mirë verbal dhe me shkrim
- Të ketë aftësi shumë të mira negociuese
Kompetencat dhe aftësitë e kërkuara
- Komunikimi: Ka aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe të shkruar
- Negocimi: Ka aftësi shumë të mira negocimi
- Planifikues efektiv: Planifikon në mënyrë efektive punën
- Punon në mënyrë të pavarur : Është i përgjegjshëm, i besueshëm, punon në mënyrë të pavaruar
- Menaxhimi i kohës: Di të menaxhojë kohën, realizon planin ditor sipas planifikimit
- Dëgjues aktiv: Është dëgjues shumë i mirë i kërkesave të klientit
- Mendon për biznesin: Përpiqet për punë cilësore dhe në përfaësimin në mënyrën më të mirë të kompanisë
- Ka rezultat: Arrin targetin e vendosur
- Ruan konfidencialitetin: Ruan konfidencialitetin e informacionit që merr gjatë gjithë periudhës së punësimit në kompani
Pozicioni i punë: Analist Shitjesh
Lokacioni: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Realizon analiza të detajuara të shitjeve, performances së shitjes .
- Përgatit parashikime për shitjet bazuar në vleresimet e tregut dhe statistikat e kryera.
- Bashkepunon me departamentin e shitjes për të siguruar integritetin e të dhënave në sistemin elektronik.
- Performon analiza komplekse dhe zgjidh probleme.
- Realizon implementime në sistem .
- Përpilon/paraqet raporte dhe statistika sipas kërkesave/nevojave të drejtuesve dhe departamenteve të kompanisë si mw poshtw:
- Raport Xhiro Ditore (Çdo ditë)
- Marzhet për Agjent (1 herë në muaj)
- Hedhja e ofertave në sistem
- Raport për gjendjen e stokut
- Raport për Brand Performance
- Raport Javor
- Evidenton dhe analizon të dhënat për të mbeshtetur vendimet e drejtimit.
- Cdo detyrë tjetër në lidhje me funksionet e saj, e caktuar nga eproret e drejtperdrejtë.
- Zbaton Rregulloren e brendshme të Punedhenesit dhe legjislacionin në fuqi.
Kualifikimet dhe Kërkesat
- Diplome universitare me drejtim ekonomik
- Eksperiencë pune ne role te ngjashme te pakten 3 vjet, avantazh eksperienca ne FMCG.
- Aftesi teknike ne perdorimin e softëare financiare.
- Perdorues shume i mire i MS Office, specifikisht programit excel.
- Aftesi shume te mira komunikuese .
- Aftesi të punës në grup.
- Aftësi tëspikatura analitike.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar.
Kompetencat dhe aftësitë e kërkuara
- Punon në mënyrë të pavarur : Është i përgjegjshëm, i besueshëm, punon në mënyrë të pavaruar
- Mendon për biznesin: Përpiqet për punë cilësore
- Ka rezultat: Ekzekuton në mënyrë të shkëlqyer porositë
- Ruan konfidencialitetin: Ruan konfidencialitetin e informacionit që merr gjatë gjithë periudhës së punësimit në kompani
Pozicioni i punë: MARCHANDISER
Lokacioni: Prishtinë
Përshkrimi i shkurtër i pozicionit të punës:
- Promovimi dhe shitja e produkteve sipas rutit të lëvizjes
- Implementimi i programit dhe aktivitetit sipas standarteve të kompanisë
- Vendosja dhe vizibiliteti i produkteve nëpër rafte sipas kërkesave të kompanisë dhe standarteve.
- Monitoritmi dhe analizimi I tregut dhe konkurrencës
- Krijimi dhe forcimi i marrëdhënieve me klientin dhe Pikave të shitjes
- Raportimi, përgatit dhe dërgon raporte sipas instruksioneve të menaxherit të linjës
- Sigurohet për të marrë të dhëna për stokun si dhe për vizibilitetin e produktit
- Asiston stafin e pikave të shitjes për të zhvilluar biznesin me produktet e kompanisë.
Aftësitë dhe kompetencat
- Aftësitë të mira komunikimi
- Dëgjues i mirë
- Menaxhimi i kohës
- I orientuar drejt marketingut
Kualifikimet dhe Kërkesat
- Diplomë Bachelor në biznes, marketing, ekonomik ose në një nga fushat e ngjashme
- Minimumi 1 vit eksperiencë të mëparshme pune në FMCG (Shitje, merchandaising, marketing)
- Kuptimi i kërkesave të konsumatorit dhe Dinamikave.
- Aftësi shumë të mira në shërbim klienti
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office
- Aftësi shumë të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar
- Preferohet të ketë njohuri të gjuhës angleze.
Per aplikim dergoni CV në: [email protected]