Konkurs i skaduar

Financier/e (2)

Castrol
  • 09.03.2022
  • Prishtinë
Financier/e (2)

Doni të punoni në një ambient të bukur, me standarde Evropiane dhe me produkte premium, atëherë  mos hezito të aplikoni në pozitat e lira te OIL KS SH.P.K, distributor i produkteve të brendit CASTROL Gjerman në Kosovë, ju mirëpresim. 

Financier/e (2)

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Marrja e porosive nga sistemi, apo agjentët; 
  • Pranon dhe përpunon porositë, dhe siguron fakturimin e kompletuar dhe të saktë të të gjitha  porosive; 
  • Verifikimi i fletëporosisë me faturim. 
  • Mbajtje kontakti me agjentët apo shoferët për ndryshime eventuale; 
  • Kalkulimi i mallit të blerë, importet, blerjet Investive, kalkulimi i kostove të blerjeve: shpenzimet  doganore, transporti dhe shpenzimet tjera përcjellëse të perfshira në kalkulim; 
  • Faturimi i porosive sipas kërkesës/fletporosisë; 
  • Fajllimi i rregullt i dokumentacionit fizik; 
  • Rakordimi i arkës me pasqyrat bankare 
  • Regjistrimi i llogarive të pagueshme dhe llogarive të arkëtueshme 
  • Menaxhimi i Aseteve Fikse; llogaritja e amortizimit, regjistrimi i aseteve të reja dhe shlyerja e atyre  të vjetëruara. 
  • Pajtimi i llogarive të aksioneve në softuerin e kontabilitetit 
  • Përgatitja e raporteve të ndryshme të kontabilitetit dhe financave të kërkuara nga menaxhmenti
  • Përgjegjësi të tjera që kanë të bëjnë me kontabilitetin, financat ose administrimin siç kërkohet nga menaxhmenti 

Kualifikimet: 

  • Magjistraturë në Ekonomi, Bankë dhe Financa, ose fusha të tjera përkatëse 
    • Obligative pesë (5) vite përvojë pune në Departamentin Financave – Faturim, Kalkulim dhe  Kontabiltet; 
  • Trajnime dhe Certifikime në fushën përkatëse janë përparësi; 
  • Komandim i shkëlqyeshëm i MS Office, njohuri të avancuara të MS Excel (krijimi i tabelave dhe  përdorimi i funksioneve financiare Excel) 
  • Përvoja praktike me programin e kontabilitetit ALPHA  
  • Kuptim i mirë i Legjislacionit Tatimor 
  • Njohja e shkëlqyer e gjuhës angleze ose Gjermane është e domosdoshme (të folurit, të shkruarit dhe  të lexuarit janë thelbësore) 
  • Aftësi të shkëlqyera organizative 
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese 
  • Të posedojë patent shoferin Kategoria B

Benefitet: 

  • Paga 1,000 Euro 
  • Ambient modern i punës 
  • Bonuse vjetore sipas arritjes së objektivave

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit të mëposhtëm “Apliko”.

Tagged as: financa, financiere, Oil KS, prishtine

#prishtinë
13937
268
2160
8454