Konkurs i skaduar

Vende të lira pune (46)

Albi Group
  • 03.03.2022
  • Fushë Kosovë
  • Shitje

 

 

ALBI GROUP me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës.Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.

Andaj si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, Albi Group kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si:

  1. Menaxher/e në Butik ( 8 vende pune )
  2. Asistent Menaxher/e në Butik ( 8 vende pune )
  3. Asistent/e i/e Shitjes në Butik ( 30 vende pune )

Vendi i punës: Central Park – Fushë Kosovë

Kualifikimet për pozitën 1 & 2:

  • Diplomë universitare;
  • Të ketë përvojë pune në menaxhim së paku 2 vite;
  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Trajnime të ndryshme në fushën e menaxhimit;
  • Të jetë energjike, aftësi të punës nën stres, me vetë iniciativë.

Kualifikimet për pozitën 3:

  • Diplomë e shkollës së mesme,
  • Të ketë përvojë pune në shitje,
  • Njohja e gjuhës angleze,
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi, kuptimi i nevojave të klientit,
  • Të jetë energjike, aftësi të punës nën stres, me vetë iniciativë.

 

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke përmendur lokacionin dhe pozicionin për të cilin aplikonin në adresën e e-mail-it:  [email protected] ose mund të dërgohen edhe fizikisht tek zyret e Albi Group në adresën: Zona e Re Industriale, Veternik, Prishtinë.

Afati i fundit për aplikim është deri me datë 28.02.2022.

Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

 

Tagged as: Albi center, albi group, asistent, asistent menaxher, Butik, Central Park, fushë kosovë, menaxher, shitje

#shitje #fushë kosovë
13937
268
2160
8454