Faturist/e
UNION sh.p.k
Rr. Ajet Gerguri pn, 42000 Vushtrri, Republika e Kosoves
Tel: + 381 38 548 164
E-mail: [email protected] www.union-ks.com
Kompania Union sh.p.k me seli në Vushtrri për shkak të rritjes së procesit të punës shpall konkurs për 1 vend pune :
Pozita: Faturist/e
Vendi i punës : VUSHTRRI
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Ben kalkulimin e faturave shitëse ne nivel te kompanis, kthimet e mallit dhe levizjet interne
- Bën monitorimin dhe barazimin e llogarive dhe kontove
- Ben monitorimin dhe barazimin e stokut
- Mirëmbanë faturat dhe dokumentet në dosjet përkatëse (arkiva)
- Sigurohet për plotësinë dhe saktësinë e informatave sipas dokumenteve referuese dhe raporton për çdo parregullsi në mënyrë direkte te pergjegjesi
- Kryen punë të tjera operative që kërkohen në Departamentin e Financave
- Ruan sekretet afariste të korporatës (numrin e blerësve, qarkullimin, mënyrën e organizimit, të dhëna të tjera që lidhen me vendin e punës etj.);
- Bën edhe punë të tjera sipas urdhëresës së drejtorit apo të menaxherit ndaj të cilëve njëherit është edhe përgjegjës për punën e tij.
Kualifikimet e kërkuara
- Të ketë të përfunduar fakultetin ekonomik
- Së paku 1 vite përvojë pune në pozita të përafërta,
- Të ketë aftësi të shprehura dhe etikë të shkallës së lartë në punë,
- Njohja e së paku njërës nga gjuhët e huaja konsiderohet përparësi,
- Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
- Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion;
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre përmes e-mail adresës elektronike në:
[email protected]. apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Kompanisë Union sh.p.k me adresë Rr. Ajet Gërguri P.n Vushtrri.
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 25 Gusht 2021 deri më 13 Shtator 2021.