Konkurs i skaduar

Praktikantë në departamentin e Financave

Union
  • 13.09.2021
  • Vushtrri
  • Ekonomi

UNION sh.p.k

Rr. Ajet Gerguri pn, 42000 Vushtrri, Republika e Kosoves

Tel: + 381 38 548 164

E-mail: [email protected]www.union-ks.com

Kompania Union sh.p.k me seli në Vushtrri për shkak të rritjes së procesit të punës shpall konkurs për 2 vende pune :

Pozita: Praktikantë në departamentin e Financave

Vendi i punës : VUSHTRRI

 Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgatit dhe verifikon faturat mujore të shpenzimeve (blerjeve) në programin financiar,
  • Përgatit dhe regjistron librat me të dhënat e nevojshme,
  • Regjistron transaksionet në softuerin për financa,
  • Përgatit kërkesat financiare dhe pagesat të ndryshme, sipas kërkesës,
  • Bën përgatitjen e buxheteve dhe dhënien e shpjegimeve të ndryshimeve në raportet financiare të  projekteve,
  • Bën përgatitjen e pasqyrave financiare sipas politikave/procedurave Kontabël dhe standardeve të kontabilitetit të Kosovës,
  • Bën përgatitjen/deklarimin e raporteve vjetore siç kërkohet nga Zyra Tatimore e Kosovës,
  • Preferohet të ketë njohuri të legjislacionit tatimor të Kosovës,
  • Të punojë ngushtë me stafin menaxhues lidhur me proceset e auditimit të jashtëm dhe të brendshëm,
  • Gatishmëri për të ndihmuar rreth kërkesave të stafit.

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë Universitare në Ekonomi, preferohet dega Financë apo Kontabilitet;
  • Eksperiencë pune së paku një (1) vit në fushën e Kontabilitetit apo Financës;
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit me shkrim dhe verbal në anglisht;
  • Njohuri të avancuara të pakos së Microsoft Office;
  • Njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve financiare;
  • Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizative dhe në zgjidhjen e problemeve;
  • Të jetë e gatshme për të punuar me orar fleksibil kur është e nevojshme;
  • Të jetë në gjendje të punoj si në mënyrë të pavarur po ashtu edhe në ekip.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre përmes e-mail adresës elektronike në:

[email protected]. apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Kompanisë Union sh.p.k  me adresë Rr. Ajet Gërguri P.n Vushtrri.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 25 Gusht 2021 deri më 13 Shtator 2021.

#ekonomi #vushtrri
13937
268
2160
8454