Inxhinier të Arkitekturës
“ TREGTIA” Sh. P. K. http://tregtia.net/
Shpall konkurs për punësimin e:
- Inxhinieri të Diplomuar të Arkitekturës (master) Mbikëqyrës i punëve finale në vendpunishte me zyre
Detyrat e Arkitektit:
Detyra kryesore është mbikëqyrja e punimeve finale dhe koordinimi, kompletimi, prezantimi dhe arkivimi i projekteve zbatuese në punishte.
Njohuritë e Arkitektit:
Arkitekti duhet të ketë njohuri për punët finale, projektin arkitektonik zbatues si dhe koordinimin e projektit me fazat tjera të nevojshme për koordinim.
Përgatitja profesionale dhe kualifikimet e nevojshme:
Të ketë diplomë universitare (master) në arkitekturë dhe përvojë në koordinimin e projekteve me theks te veçanta për punët finale dhe ato të rekomanduara nga punëdhënësit. Përveç kësaj duhet të ketë aftësi dhe përvojë pune në ArchiCAD, AutoCAD, Office etj. software të nevojshme për koordinimin e projekteve.
Dokumentet e kërkuara:
CV, Diploma (rekomandimet eventuale) dhe dëshmi tjera për punën me kompjuter dhe në mbikëqyrje.
Konkursi i hapur 15 ditë.
Afati fundit i dërgimit të dokumentacionit në [email protected] apo dorëzimit te aplikacioneve në “ TREGTIA” Sh. P. K. është dt. 28 Shkurt 2022, ora 16.00
Apliko për këtë pozitë