Praktikant/e në Departamentin e Financave
KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për:
PRAKTIKANT/E NË DEPARTAMENTIN E FINANCAVE
Kandidati/ja që po kërkojmë preferohet të ketë parapërgatitje universitare ose që është në shkollim e sipër, fushën e financave ose kontabilitetit.
Praktikanti/ja do të jetë pjesë e Departamentit të Financave në zyrën qendrore në Shkabaj, Prishtinë dhe do të ketë mundësi të njihet me punën, detyrat, përgjegjësitë si dhe sfidat që i ka kjo pjesë e punës sonë.
Kohëzgjatja e kësaj praktike është planifikuar të jetë prej 3 deri në 6 muaj, e varësisht prej suksesit të treguar mund të përfundojë edhe me punësimin e kandidatit/es në Korporatën tonë.
Të gjithë të interesuarit/at mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.
Afati i fundit për aplikim është data 24 shkurt 2022, kurse vetëm kandidatët/et që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.
Të gjithë aplikuesve/eve ju urojmë suksese.