Kërkesë për Ofertim: Mbajtje e trajnimeve
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i cili me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të stafitka planifikuar mbajtjen e trajnimit si më poshtë.
SHPALLJE
Në bazë të kësaj shpallje ftohen kompanitë/individët e interesuara për paraqitjen e ofertave të tyre për mbajtjen e trajnimit sipas temave dhe kushteve të specifikuara në vijim.
Objekti i shpalljes: Mbajtja e trajnimeve me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të stafit.
| Nr | Titulli i trajnimit | Përshkrim i llojit të trajnimit | Grupi i synuar | Numri i grupeve |
Numri i pjesëmarrësve në grup |
Kohëzgjatja në ditë për grup |
Numri total i ditëve |
| 1 | Trajnim i avancuar për AnalistKreditor | Analizë financiare e avancuar me raste studimi |
Analist kreditor (senior)/Menaxher dege |
2 | 12-15 | 1 | 2 |
| 2 |
Trajnim për kredi NVM |
Analizëfinanciare eavancuar për kredi për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme (NVM) |
Analist kreditor | 2 | 12-15 | 1 | 2 |
Oferta për aplikim duhet të përmbajë:
- Të dhënat për kompaninë/institucionin/individin (mbajtesi i trajnimit),
- Të dhënat kontaktuese (adresën elektronike, numrine telefonit, webfaqe, etj),
- Detaje rreth modulit të trajnimit,
- Referencat për punë të ngjashme (të preferuara ato nga sektori financiar)
- Certifikata e kompanisë nëse ofertuesi është person legal,
- Të dhënat për trajnerët (CV-të), perfshirë certifikatat që dëshmon se është i certifikuar si trajner apo ka pervoja relevante në fushat përkatëse,
- Oferta financiare dhe afati për kryerjene punës si me lartë (e preferushme nga muaji Tetor-Dhjetor)
- Çmimet duhet të jenë me TVSH dhe për ditë të trajnimit.
- Trajnimet jane parapare te mbahen ne klase dhe ne zyrat e degeve te KRK-s.
Afati i dorëzimit të ofertave: nga dt. 11.10.2023 deri 18.10.2023. Afati i implementimit të trajnimeve: Tetor-Dhjetor 2023 Kompanitë e interesuara mund t’i dërgojnë ofertat e tyre në adresën elektronike: [email protected] apo në zyrën e KRK, Rr.Behije Dashi Nr. 20, Prishtinë. Nëse keni nevojë për sqarimeshtesë mund të na shkruaninë adresën elektronike: [email protected]
Zgjedhja e kompanisë/institucionit/individit (mbajtesi i trajnimit) fitues do të bëhet në bazë të vlerësimit të ofertave nga komisioni duke marrënë konsiderim kualitetin, çmimin dhe afatin e propozuar për mbajtjen e trajnimeve.
Titulli i email-it tuaj duhet të përmbajë mbishkrimin “Aplikim për trajnime”