Agjent/e i/e Shitjes
  • /
Skaduar
Agrobutrinti
Prishtinë
Shitje
Përshkrimi

Shpallje Pune: Agjent/e i/e Shitjes

Kompania Agrobutrinti, një lider në fushën e perpunimit, prodhimit dhe montimit të dyerve, dritareve nga alumini, si dhe perpunimit, prodhimit dhe montimit të xhamit, është në kërkim të një “Agjent/e i/e shitjes” të përkushtuar dhe të motivuar për të përmirësuar dhe zgjeruar tregun tonë. Ne jemi një ekip i pasionuar i profesionistëve të fushës dhe kërkojmë një person të cilin i motivon sfida të reja dhe të ketë një vizion për suksesin.

Për më shumë rreth kompanisë, vizitoni www.agrobutrinti.com.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Identifikimi i mundësive të reja biznesi dhe zhvillimi i marrëdhënieve të klientëve.
  • Këshillimi i klientëve në zgjedhjen e produkteve dhe shërbimeve të përshtatshme sipas nevojave të tyre.
  • Krijimi dhe menaxhimi i një portofoli të klientëve të rregullt, si dhe mbajtja e marrëdhënieve të mira me ta.
  • Përgatitja dhe prezantimi i ofertave komerciale për klientët potencialë.
  • Bashkëpunimi ngushtë me ekipet e prodhimit dhe montimit për sigurimin e kualitetit dhe shpërndarjes së produktit në kohë.
  • Rraportimi i redaktuar i aktiviteteve të shitjes dhe arritjeve të ndërmarrjes në menaxhimin e lartë.

Kualifikimet:

  • Përvojë pune në fushën e shitjeve, idealisht në sektorin e ndërtimit ose prodhimit të dyerve, dritareve nga alumini, ose xhamit.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negociimi.
  • Aftësi për të punuar si pjesë e ekipit dhe për të punuar në mënyrë të pavarur.
  • Aftësi organizimi dhe menaxhimi të kohës.
  • Dëshira për të arritur objektivat dhe për të punuar në një mjedis të sfidueshëm dhe dinamik.
  • Preferohet qe kandidati/ja të jetë me profesion Arkitekt/e ose Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë.

Ofrojmë:

  • Pagë konkurruese dhe shpërblime për performancë.
  • Trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional.
  • Mjedis pune dinamik dhe motivues.
  • Mundësi për avancim në karrierë nëpër hierarkinë e kompanisë.

Nëse jeni një person energjik dhe ambicioz që është gati të marrë sfidën, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në adresën [email protected]

Afati i fundit për aplikim është (22.11.2023). Ju faleminderit për interesimin tuaj për të punuar në Agrobutrinti.

Agrobutrinti është një punëdhënës i barabartë i mundësive dhe inkurajon kandidatët e të gjitha origjinave të aplikojnë.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8800
227
1724
7215