Konkurs i skaduar

Zyrtar për Auditimin e Brendshëm

INFRAKOS SH.A
  • 08.11.2023
  • Fushë Kosovë
  • Te - tjera

Në bazë të nenit 21 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, lidhur me nenin 17 (Ligji nr.03/L-087, datë:13.06.2008,
i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-111(nenit 9 dhe 13)
datë:20.04.2012; me tej ne tekst: Ligji nr. 03/L-dhe vendimit të datës 27.07.2023 nr.prot.2/81,
Komisioni i Auditimit i Ndërmarrje Publike Infrastruktura Hekurudhore e Kosovës ,,Infrakos Sh.a.’’ shpallë:

KONKURS PËR VEND TË PUNËS

Emërtimi i pozitës: Zyrtar për Auditimin e Brendshëm

Vendi: Fushë Kosovë

Ndërmarrja: Infrakos Afati i fundit për aplikim : 08.11.2023

Komitetit i Auditimit duhet të sigurojë që të gjithë personat e emëruar si zyrtarë sipas nenit 21 pikës 3 të ligjit bazik për Ndërmarrje Publike nr.03/L-087, gjithashtu bazuar në nenin 13 të Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshim dhe plotesimine nenit 21, paragrafi 21.4. të ligjit bazik, riformulohet si në vijim: të jenë persona me integritet të njohurtë cilët :

  1. i plotësojë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1 (ligjit bazik dhe plotësim ndryshimit të tij),
  2. i plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 (ligjt bazik ligjit bazik dhe plotësim ndryshimit të tij)
  3. i plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.3 (ligjt bazik ligjit bazik dhe plotësim ndryshimit të tij)
  4. nuk janë, ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës tridhjetë e gjashtë(36) muajsh para datës së aplikimit nuk kanë qenë Drejtorëtë Bordit të kompanisë gjegjëse,dhe
  5. kanë përvojëne nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë.

Detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e ZYRTARIT PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM janë:

  • Përpilimi i procedurave te auditimit, gjegjësisht planit të auditimit të brendshëm për të gjitha
    transaksionet e NP, komfor objektivave të kontrollit të brendshëm, politikave dhe procedurave të NP, të bazuara në Ligjin e aplikueshëm;
  • Auditimi i planeve investivedhe financiare të NP, planit vjetor të biznesit dhe buxhetit vjetor;
  • Auditimi i pasqyrës vjetore të bilancit dhe deklaratat e fitimeve dhe humbjeve si dhe deklaratat
    financiare që kërkohen me ligj;
  • Vlerësimi objektiv dhe shfrytëzimi efektiv i burimeve të NP si dhe dhënia e rekomandimeve adekuate
    për Komisionin e Auditimit
  • Verifikimi i përshtatshmërisë dhe funksionimi i rregullt i sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qëllim të garantojnë zbatimin nga NP, të gjitha Ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe t’i siguroj Komisionit të Auditimit çfarëdo vërejtje apo sugjerime të cilat konsiderohen të nevojshme;
  • Verifikimi i rregullt i përshtatshmërisë dhe funksionimi i rregullt të sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qellim të sigurojnë se librat dhe dokumentacioni i NP, duke përfshirë dokumentacionin
    financiar mbahet në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe me Ligjindhe që projekt deklaratat vjetorefinanciare të përgatiten ne mënyrë tërregullt;
  • Analiza e sistemeve dhe proceseve të biznesit dhe kontrolleve të ndërlidhura me to;
  • Raportimi i rregullt para Komisionit të Auditimit dhe përmbushja e çfarëdo detyre tjetër të përcaktuar
    nga Komisioni i Auditimit;

Mandati i ZYRTAR PËR AUDITIMINE BRENDSHËM

  • Auditori i Brendshëm emërohet nga Komiteti i Auditimit me kontratë të rregullt pune me kohëzgjatje 3 vite.

Kompenzimi i pagës mujore

  • Paga e Auditorit të Brendshëm është e përcaktuar me deklaratën e politikës për kompenzim të zyrtarëve të lartë brenda ndërmarrjes publike Infrastruktura Hekurudhore e Kosovës Infrakos Sh.a.

Kushtet dhe kriteret që ZYRTAR PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM duhet t’i plotësoj:

  • Të ketë Diplomë universitare në ekonomi, juridik, administratë publike, financa publike, kontabilitet apo fusha të tjera të studimeve relevante për sektorin që do të auditohet;
  • Së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale në lëminë e Auditimit;
  • Të jetë i certifikuar si Auditor i Brendshëm nga institucionet/shoqatat e licencuara në vend ose jashtë tij;
  • Kandidati duhet te jetë i/e lirë nga çdo konflikt interesi siç përcaktohet me Ligjin për Konfliktin e Interesit 06/L-011;
  • Preferohet njohuri e mirë e gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur.

Informatë për procedurën e konkurrimit

Kandidatët për ZYRTAR PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM, duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Aplikacionin;
  • Deklaratën nën betim mund te shkarkohet KETU;
  • CV-në e detajuar duke përfshirë datat e sakta të punësimit dhe detaje të përgjegjësive për çdo pozicion;
  • Letër motivimin;
  • Dëshminë mbi kualifikimin profesional (Diplomen për perfundimin e studimeve dhe Certifikaten Auditor i Brendshëm)
  • Dëshminë mbi përvojën e punës se bashku me trustin pensional;
  • Certifikatën mbi denimet penaleku dëshmon që nuk është i denuar me aktgjykim të formës së prerë (jo më e vjetër se gjashtë muaj) të lëshuarnga Gjykata kompetente;
  • Kopjen e letërnjoftimit

Aplikanti duhet ta vendos datën dhe të nënshkruaj deklaratën nën betim ku deklarohet që i përmbushë të gjitha kushtete pranueshmërisë. Kjo deklaratë së bashku me aplikacionin mund të shkarkohen nga uebfaqja e Ndërmarrjes Publike Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës Infrakos Sh.a.: www.infrakos.com/publikimet/punesimi/

Dokumentacioni i kompletuar (aplikacioni së bashku me deklaratën nën betim dhe të gjitha dokumentet përcjellëse) dorëzohet personalisht në zarf të mbyllur në zyrën e arkivit në ndërtesën e Drejtorisë së

,,INFRAKOS-it’’ në adresënSheshi i Lirisë pn, në Fushë Kosovë, me shënimin:për z. Arsim Deliu, Sekretari

,,INFRAKOS’’-it, ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected]

Në aplikacion duhet të ceket qartë titulli i vendit të punës dhe dokumentet e bashkangjitura të aplikacionit duhet të jenë kopje dhe nuk kthehen.Aplikacionet e dorëzuarapas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnësaktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues, si dhe e- mail adresën.

Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur, do të rezultojë me diskualifikimin e menjëhershëm.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës ,,Infrakos” Sh.A, ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe inkurajon të gjitha femrat e meshkujt e të gjitha komuniteteve që i plotësojnë kriterete konkursit që të aplikojnë.

Vlerësimi formal i kandidatëve dhe intervista do të bëhet në një kohë optimalepas përfundimit të afatit për aplikim. Komiteti i Auditimit NP Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës ,,Infrakos” Sh.A e mban të drejtëne formimit të listës së shkurtë me aplikantët si dhe përzgjedhjen e Zyratrit për Auditim të Bredshëm.

Konkursi mbetet i hapur nga data 25 tetor 2023 deri më 08 nëntor 2023 në ora 16:00.

#te tjera #fushë kosovë
13937
268
2160
8453