Konkurs i skaduar

Operator dhe programues i CNC

Front LLC
  • 27.02.2022
  • Prishtinë
  • Prodhimtari

Front është kompani e specializuar në produkte dhe shërbime të veçanta për eksterier dhe interier dhe ka nevojë për një Programues dhe  Operator të makinerive CNC, i cili do të veprojë në kuadër të Sektorit Teknik.

 

Përgjegjësitë:

  • Të bëjë vizatimet dhe programet për CNC, përfshirë ato 3D
  • Të operojë në CNC tre dhe katër-aksëshe
  • T’i kontrollojë materialet para dhe pas përpunimit
  • Përgatit modele, kallëpe dhe struktura të ndryshme parametrike
  • Të mbajë shënime dhe raportojë për punën
  • Angazhime tjera në sektorin teknik, sipas nevojës

 

 

Kualifikimet e nevojshme:

  • Përvojë pune me CNC katër-aksëshe
  • Njohje e mirë e programeve CAD dhe CAM (Archicad, AutoCad dhe ArtCam)
  • Njohje e programeve 3D (Inventor, Solidworks, Fusion 360 ose të ngjashëm)
  • Gjuha angleze është e domosdoshme
  • Preferohet përvoja në lemin e zdrukthtarisë

 

Shkathtësitë e preferuara:

  • Të jetë bashkëpunues dhe të ketë vetëiniciativë
  • Të ketë njohuri teknike dhe aftësi menaxhuese
  • Të jetë kreativ dhe të ketë njohuri në fushën e dizajnit

 

Raportimi:

Menaxherit të prodhimit

Apliko për këtë pozitë
#prodhimtari #prishtinë
13937
268
2160
8454