Teamleader
  • /
Skaduar
Anova Research
Prishtinë
Telekomunikim
Përshkrimi

Titulli i pozicionit: Teamleader

Anova Research është një kompani e specializuar në hulumtimin e tregut, e themeluar në vitin 2018, dhe ofron shërbime të ndryshme, përfshirë hulumtime të tregut përmes shërbimeve telefonike dhe Face to Face. Një pjesë e rëndësishme e shërbimeve tona përfshin metodën e intervistës telefonike asistuar nga kompjuteri (CATI) për të mbledhur të dhëna në terren (Fieldwork). Ne në kuadër të kompanisë kërkojmë të punësojmë një Teamleader.

Teamleader është përgjegjës për zbatimin e projekteve, rekrutimin e intervistuesve, trajnimin specifik të intervistuesve, menaxhimin e projekteve, monitorimin dhe raportimin e projekteve. Ata gjithashtu komunikon me supervisoret e kompanisë partnere për të siguruar që qëllimet dhe politikat e Anova Research janë të përmbushura.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Drejtimi i projekteve të hulumtimit të tregut (Market Research).
  • Komunikimi me klientin në nivelin e projektit.
  • Rekrutimin e intervistuesve të rinj.
  • Trajnime të inicuara.
  • Monitorimi i punës.
  • Monitorimi i orarëve dhe planifikimi.
  • Menaxhimi i performancës.
  • Mbështetje për çështjet teknike.
  • Përgatitja e raporteve të ndryshme.

Kualifikimet:

  • Bachelor në Shkencat Ekonomike ose Shoqërore (preferohet, por nuk është kriter i detyrueshëm)
  • Aftësi të shkëlqyeshme në gjuhën angleze
  • Aftësi të shkëlqyeshme në gjuhën gjermane (preferohet, por nuk është kriter i detyrueshëm)
  • Përvojë e paktën 3 vite në Call Center
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe gojë
  • Shkathësi digjitale (MS-Office etj)
  • Aftësi organizative dhe menaxhimi
  • Dëshirë për të mësuar dhe zhvilluar

Benefitet:

  • Paga fikse prej 1400,00 €
  • Program i bonusit në bazë performancës së kompanisë deri në 750,00 € në muaj
  • Rritje vjetore e pagesë
  • Kontratë afatgjatë pune
  • Trajnime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit
  • Vizita jashtë vendit në panairë dhe partnerët tanë
  • Ambient pune në qendër të Prishtinës

Ju lutemi, dërgoni aplikacionin (CV) tuaj në adresën e emailit [email protected]

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
7708
212
1613
6810