FTESE PER OFERTE: Blerjen e një veture të re me lizing
  • -
6 ditë
SOS Fshatrat e Fëmijëve
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes socialee dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë,pa marrë parasyshetninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve për nevojat e projektit regjional “Fuqizimi dhe aftësimi të rinjëve përmes mundësive të reja – YEEP II”, projekt ky i cili zbatohet nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në Maqedoninë Veriore, Shqipëri, Bosne e Hercegovinë, Serbi dhe në Kosovë, i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimor - BMZdhe Fondit Hermann Gmeiner Gjermani – HGFD i cili ka për qëllim të permirësojë mundësitë për punësim dhe pjesëmarrje aktive të të rinjëve në rrezik në tregun e punës, fton kompanitë e specializuara dhe të interesuara për të ofertuar për: Blerjen e një veture të re me lizing

Me këtë rast shpallim Ftesë për Ofertë për të gjitha kompanitë e autorizuara për lizing të veturave

Kompanitë e interesuara mund të marrrin specifikacionin deri me: 06.12.2023 në email adresën:

[email protected]

Ofertuesi së bashku me ofertën duhet të dorëzojë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
  • Çmimet duhen të kuotohen në euro pa tvsh (duke përfshirë të gjitha shpenzimet tjera përcjellëse nëse ka.
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur /apo në letër me logo zyrtare
  • Dëshmi/ Autorizimi që jeni shitës dhe servis i autorizuar nga prodhuesi i automjeteve
  • Ne ofertë të ceken garancionet e veturës
  • Afati i liferimit të veturës më së largu 3 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës. (brenda muajit dhjetor 2023)

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë (30 ditë) nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë

Me rastin e nënshkrimit të kontratës ofertuesi i përzgjedhur duhet të dorëzojë prova se personi përgjegjës dhe pronari i biznesit nuk janë nën hetime për vepra penale/ose vërtetimin tatimor.

Ofertuesit e interesuar mund t’i dorëzojnë dokumentet dhe ofertën e mbyllur në pliko/ zarf (2 kopje),
të nënshkruara nga përfaqësuesi ligjor dhe të shënuara me kodin “ Oferta për Veturë”.

Ofertat duhet të dorëzohen deri me datën: 07.12.2023 në zyret e SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë, në adresën Velani 1 Tetori, p.n. Prishtinë çdo ditë pune nga ora 09:00- 15:00.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
5827
101
1356
5623