Asistent i Drejtorit Nacional / Asistent Administrativ për Zyrën Nacionale M/F
  • -
Skaduar
SOS Fshatrat e Fëmijëve
Prishtinë
Administrate
Përshkrimi

BASHKËPUNËTOR PËR ZYRËN NACIONALE TË SOS Fshatrave të Fëmijëve

Kosovë Pozita: Asistent i Drejtorit Nacional/ Asistent Administrativ për Zyrën NacionaleM/F

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është një organizatë joqeveritare për zhvillim social, e cila është aktive në fushën e të drejtave të fëmijëve duke i mbështetur nevojat e tyre, që nga viti 1999. Ne krijojmë familje për fëmijë pa përkujdesje prindërore, dhe u ndihmojmë atyre që ta formësojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre. Për të përmbushur këtë përgjegjësi, ne po kërkojmë kandidat/e të përkushtuar për pozitën e Asistent i Drejtorit Nacional / Asistent Administrativ për Zyrën Nacionale.

QËLLIMI I POZITËS

Asistenti i Drejtorit Nacional / asistenti administrativ është përgjegjës per menaxhimin e të gjitha çështjeve administrative ditore si dhe administrimin e dokumentacionit të procedurave admistrative sipas rregullave dhe procedurave të vendosura në Rregulloret e organizatës.

Mbështetë Drejtorin Nacional dhe bashkëpunëtorët tjerë relevant në punët e përditshme, ne mbajtjen e
korrespondencave dhe organizimin e takimeve, duke siguruar mbarëvajtjen e çështjeve administrative për Zyrën Nacionale.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  • Mbështetë Drejtorin Nacionalne çështjet e përditshme administrative;
  • Mbështetë Drejtorin Nacional në përgaditjen e dokumenteve dhe raporteve të ndryshme që kanë të bëjnë me veprimtarinë së Fondacionit;
  • Të ndihmojë drejtorin në mbledhjet ekipore dhe komunikim me personelin, përfshirë përgaditjen e agjendës dhe procesverbalit të takimit)
  • Është përgjegjës për administrimin e korrespondencës në Zyrë Nacionale dhe sigurohet për të trajtuar atë në kohë dhe për të prezantuar te Drejtori Nacional.
  • Përgjegjës për organizimin e punës në zyrë, administrimin e dokumentacionit, përfshirë dokumentimin dhe arkivimin e dosjeve ,regjistrin e shpenzimeve të zyrës, etj.
  • Përgjegjës për organizimin dhe mbarëvajtjen e takimeve të organizuara nga Zyra Nacionale
  • Përgjegjës për korrespondencë efektive me partnerët dhe donatorët.
  • Siguron mirëvajtjen e shpenzimeve të imta të Zyrës Nacionale dhe regjistrimin e tyre në regjistër.
  • Të mbajë librin e arkës të azhurnuar aktual dhe të mbajë arkën nën mbikqyrjetë Shefit te Kontabilitetit
  • Mirëmbanë sistemin e kontabilitetit duke menaxhuar paratë e gatshme (cash) në Zyrën Nacionale, transaksionet e përditshme financiare, duke përgatitur urdhërpagesa dhe pagesa lidhurme transaksionet e kryera të arkës si rezultat e mbajtjes së Petty cash.
  • Përgatitë regjistrin e arkëssë parave te gatshme për Zyrën Nacionale.
  • Bën pranimin e faturave nga furnitorët konform ligjit ne fuqi dhe dorëzon tutje tek departamenti i financavepër pagese.
  • Siguron furnizimin e rregullt me materiale shpenzuese në Zyrë Nacionale, nëpërmes furnitorëve të kontraktuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe bën blerjet e nevojshme për organizimin e takimeve dhe aktiviteteve të Zyrë Nacionale.
  • Përgjegjës për administrimin, mbajtjen dhe azhurnimin e inventarit në Zyrë Nacionale
  • Realizon telefonatat dhe mirëpret të ftuarit në Zyrën Nacionale.
  • Në mungesë të Zyrtarit të prokurimit, administron dokumentacionin si dhe procedurat e prokurimit sipas
    rregullave të procedurave të vendosura në manualin financiar0
  • Kryen punet logjistike në kuadër të Zyrës Nacionale, bashkëpunon ngushtë dhe u asiston të gjithe punonjesve të Zyres Nacionale.
  • Ofron mbështetje në bashkërendimin dhe zbatimin e punëve administrative gjatë procedurave të rekrutimit.

KRITERET E NEVOJSHME:

  • Diplomë universitare në fushën e administrim / menaxhim biznesi, administrate publike, ekonomi, juridik ose të ngjashme
  • Se paku 3 vite pervoje pune në administratë (e preferueshme përvoja në OJQ)
  • Njohuri baziken ë financa / çështje administrative
  • Njohuri të gjuhës angleze
  • Njohuri të shkëlqyeshme të punës me kompjuter
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me gojë dhe me shkrim
  • Gatishmëri të identifikohet me vizionin, misionin dhe vlerat e SOS Fshatrave të Fëmijëve

NE OFROJMË

  • Ambient mbështetës të punës
  • Mundësi për zhvillim dhe ngritje profesionale
  • Angazhim afatgjatë dhe të sigurte

Orari i punës

  • 40 orë në javë

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë punonjësit & aplikantët e kualifikuar pavarësisht nga mosha, raca, gjinia, origjina, përkatësia apo statusi martesor. Ne i përmbahemi të gjitha ligjeve vendore që rregullojnë çështjene diskriminimit në punë.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë aplikon rregullore që theksin kryesor e kanë mbrojtjen, siç është Rregullorja për Mbrojtjen e Fëmijëve, politikën për PSHEA (mbrojtja nga ngacmimi, shfrytëzimi dhe abuzimi seksual), Kodin e Mirësjelljes, dhe të tjera, dhe pret nga punonjësit t'i respektojnë dhe kërkojnë nga ta të nënshkruajnë një deklaratë me anë të të cilës konfirmojnë respektimin e të gjitha politikave për mbrojtje të SOS Fshatrave të Fëmijëve. Nënshkrimi i kësaj deklarate bëhet në të njëjtën kohë kur nënshkruhet kontrata, shoqëruar me një orientimlidhur me procesete brendshme të politikave të aplikueshme.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë duke qenë organizatë e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, zbaton procedura strikte të rekrutimit duke përfshirë verifikimin e të kaluarës kriminale. Kandidatët e suksesshëm, ne raundin e tretë të procedurës së rekrutimit, duhet të sjellin vërtetimin nga gjykata dhe vërtetimin nga policia që nuk janë nën hetime dhe nuk kanë të kaluar kriminale. Verifikimet tjera përfshijnë kontrollimin e referencave nga punëdhënës paraprak të kandidatëve potencial.

Afati i fundit për aplikim është më 22 Nëntor 2023 deri në mesnatë përmes emailit në: [email protected]

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formulari i aplikimit/aplikacioni (shkarkohet nga web faqjawww.soskosova.org);
  • Kopje të Diplomave, Certifikatave dhe Referencave nga punëdhënës paraprak;

Nuk shqyrtohen aplikimet me dokumentacion të pakompletuar.

Vetëm kandidatët e rrethit të ngushtë do të ftohen në intervistë.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8649
275
1708
7145