Konkurs i skaduar

Ndihmës Depoist (10 vende pune)

Korporata Rugove
  • 25.03.2022
  • Pejë, Prishtinë
  • Te - tjera

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë ftohen që të aplikojnë për këto pozita të lira të punës, në depon tonë kryesore në Shkabaj, Prishtinë:

NDIHMËS DEPOIST (10 vende pune)

Përgjegjësitë, detyrat kryesore dhe oferta e punës:

  • Ngarkon mallrat nga kamionët, kombit dhe automjetet tjera për në depo dhe anasjelltas.
  • Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.
  • Ndihmon depoistin të drejtojë e organizojë punën në depo.
  • Si dhe bën punë të tjera që lidhen me pozitën e punës.
  • Orari i punës është prej 14:00 deri 22:00.
  • Paga bruto është 350.00€ dhe me kontratë të rregullt pune.

Kërkesat për këtë pozitë pune:

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim në punë.
  • Preferohet të jetë banor i komunave Obiliq ose Prishtinë.

Të gjithë të interesuarit mund të vijnë e të aplikojnë direkt në zyrën tonë në Shkabaj, duke plotësuar aplikacionin e punës apo mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën [email protected] 

Afati i fundit për aplikim është data 10 mars 2022, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Suksese.

Tagged as: ndihmes depoist, uje rugove

#te tjera #pejë #prishtinë
13937
268
2160
8454