Drejtor i Sektorit të Operacioneve
  • +383 (0) 38 223 777
Skaduar
Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, mbështetur në nenin 31, paragrafi 4, nënparagrafi 4.7, i Ligjit Nr. 06/L -079 për Efiçiencë të Energjisë, të nenit 20 dhe 22 të Rregullores për Organizimin e Brendshëm, Punësimin dhe Shpërblimin e Personelit të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (marrë për bazë edhe plotësim-ndryshimet e rregullores bazë),
me qëllim të emërimittë Drejtorit të Sektorit të Operacioneve të Fondit të Kosovës për Efiçiencës të Energjisë, shpall:

K O N K U RS

Titulli i pozitës: Drejtor i Sektorit të Operacioneve

Numri i referencës: 11/2023/FKEE

Vendndodhja e pozitës: Prishtinë

Lloji i kontratës: Kontratë pune me orar të plotë për një periudhë të

caktuar kohore (3 vjet), me mundësi të riemërimit

Kohëzgjatja e konkursit: 16.11.2023 – 30.11.2023

Përmbledhje e përgjithshme:

Fondi i Kosovës për Efiçiencës së Energjisë (FKEE) është entitet i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm i themeluar sipas Ligjit Nr. 06/L -079 për Efiçiencë të Energjisë. Ky fond është themeluar për t’i mundësuar Qeverisë së Republikës së Kosovës të arrijë objektivat politike të saj për efiçiencën e energjisë përmes promovimit, mbështetjes dhe zbatimit të masave
të efiçiencës së energjisë si dhe tërheqjesdhe menaxhimit të burimeve financiare për të financuar dhe zbatuar projektet e investimeve në fushën e efiçiencës së energjisë në mënyrë të qëndrueshme.

Nën mbikëqyrjen e Drejtorit Menaxhues (DM), Drejtori i Sektorit të Operacioneve është përgjegjës që njësia e tij e shërbimit të arrijë rezultate të qëndrueshme dhe të dukshme përmes operacioneve transparente në fushat profesionale të caktuara në njësinë e tij tëshërbimit sipas rregulloreve te brendshme te FKEE-së.

Shënim: Emërtimet në këtë konkursjanë neutrale sa i përket gjinisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Drejtori i Sektorit të Operacioneve është përgjegjës për detyrat kryesoresi më poshtë:

  • Planifikimi, organizimi, koordinimi dhe menaxhimi i të gjithaaktiviteteve për zbatimine plotë dhe me sukses tëprojekteve sipas dinamikës së planifikuar;
  • Aprovimi i planeve dinamiketë zbatimit të projekteve të FKEE;
  • Hartimi dhe përgatitja e kushteveteknike për thirrjepër propozime dhe/oseoferta për projektet e reja;
  • Vlerësimi i propozimeve të pranuara të projektit nga këndvështrimi teknik,ekonomik/financiar dhe mjedisor,dhe përgatitja e raporteve të vlerësimit për përpunim të mëtejshëm nga FKEE-ja;
  • Përgjegjësia që të sigurohet se kërkesat teknike tenderohen dhe kontraktohen sipas kërkesavetë para-caktuara;
  • Monitorimi, mbikëqyrja dhe verifikimi i projekteve në zbatim, pjesëmarrja në vlerësimin e progresit, këshillimi për devijimet e mundshme nga planet fillestare dhe dispozitat e marrëveshjeve të financimit;
  • Përgatitja e inputeve për planet vjetoretë punës, raportevevjetore (teknike dhe financiare) dhe inputeve për politikën strategjike dhe planet afatmesme të zhvillimit;
  • Mbikëqyrja e punëve të konsulentëve teknikë: auditorëve të energjisë, projektuesve të projekteve, kompanive të ndërtimit dhe këshilltarëve të komisioneve;
  • Dorëzimi i Raporteve të Fillimit te Projektit tek DM dhe miratimi i Raporteve të Auditimit të Energjisë dhe Projektimit për projektet individuale të marra parasyshnga FKEE;
  • Propozimi tek DM për projektet për miratimin e përkohshëm dhe miratimin përfundimtar;
  • Rekomandimi për Menaxherët e Projektit për projektet individuale pasi Raportet e Fillimit të Projektit janë nënshkruar nga përfituesi, ndërsaështë përgjegjës për të gjithëportofolin e projekteve të FKEE;
  • Menaxhimi i personelit që raporton tek ai/ajo, planifikon aktivitetet, koordinon punën rreth projekteve, përfshirësigurimin e kontrollit të cilësisë, identifikon nevojat e personelit vartës për trajnimdhe ngritje të kapaciteteve;
  • Kujdesi që FKEE të zbatojë teknikisht në mënyrë të plotë standardet më të larta të cilësisëdhe të kohës, bazuar në Marrëveshjet e Shërbimit të Energjisë (ESA);
  • Kujdeset që përfituesve të projekteve të u jepet mbështetje e duhur profesionale gjatë dhe pas fazës së zbatimit deri në Pranimin Përfundimtar;
  • Koordinimi i aktivitetit të operacioneve të FKEE-së me Komunat, përfituesit dhe donatorët;
  • Siguron të dhënat për projektet për publikim në faqen zyrtare dhe raportet e FKEE, si dhe transparencën e plotë në proceset nën përgjegjësinë e tij;
  • Përgatitja e raporteve të progresit, në një format që do të miratohet në FKEE dhe i cili do të përdoretpër raportime në baza të rregullta kohore;
  • Kryen detyra të tjera të ndërlidhura siç kërkohen nga FKEE dhe të deleguaranga DM.

Kohëzgjatja e punës dhe kompensimi:

  • Mandati i Drejtorit të Sektorit të Operacioneve është tre (3) vjeçar me mundësi të riemërimit.
  • Drejtori i Sektorit të Operacioneve merr kompensimin/pagën të caktuar nga Bordi i Drejtorëve i FKEE-së, sipas rregullativës së brendshme (Koeficienti i pagës caktohet nga vlera 19 deri në 22, ku vlera aktuale e një koeficienti në FKEE është100€, subjekt i ndryshimit nga Bordi).

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

Kandidati për t’u kualifikuar për pozitën e Drejtorit të Sektorit të Operacioneve duhet t’i përmbush kushtet si në vijim:

  • Të jetë shtetas i Republikëssë Kosovës apo të ketë ndonjë shtetësitjetër;
  • Të ketë diplomë universitare të njohur (valide)sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës në fushën e inxhinierisë (mekanike, elektrike, energji, etj.), arkitekturë, financa, ekonomi apo fushavetë ngjashme;
  • Tëketë të paktëntetë (8) vite përvojë pune profesionale, prej të cilave katër (4) vite përvojëmenaxheriale në pozitatmenaxheriale në projekte,operacione, financa apo në fusha të ngjashme relevante.
  • Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë për vepër penale për keqpërdorim të detyrës zyrtaredhe krimet tjera që lidhen me vendin e punës;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal në njërën nga gjuhët zyrtarenë Kosovë dhe njohje e shumë e mirë e gjuhës angleze;
  • Të ketë integritettë lartë moral, aftësi të larta komunikimidhe vendimmarrëse;
  • Të posedojë shkathtësi në teknologji informative në aplikacionet e MS;
  • Përvoja emëparshme nëfushën e energjisë apo në fushat e mëposhtme konsiderohet përparësi: (i) projektimi, mbikëqyrja, monitorimi dhe vlerësimi i projekteve, (ii) zbatimi i projekteve, (iii) vlerësimi tekniko-ekonomik, financiar dhe mjedisori projekteve ose (iv) auditime të energjisë dhe dizajnimit, ose menaxhimi i projekteve në përgjithësi;
  • Certifikimet profesionale në fushën e menaxhimit të projekteve konsiderohen përparësi;
  • Të ketë shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim dhe qasje fleksibile ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve të FKEE-së;
  • Të ketë aftësi të mira për të përcaktuar prioritetin e detyrave të rëndësishme dhe aftësi për të punuar nën presion.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURRIMIT

FKEE ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Po ashtu, FKEE siguron që procedurat e përzgjedhjes të jenë të hapura, ofron konkurrencë jo-diskriminuese,
objektive dhe transparente, duke u bazuarnë një grup kualifikimesh dhe aftësish.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si në vijim:

  • Kopja e pasaportës ose letërnjoftimit valid(që dëshmon shtetësinë e aplikantit);
  • Biografia (CV); (CV-ja duhet të përmbajësqarime të detajuaralidhur me natyrëne përvojës menaxheriale të aplikantit);
  • Dëshmitë për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë venditduhet të jenë të nostrifikuara nga MAShTI).
  • Dëshmitë e përvojës së punës; (Dëshmimi i përvojës së punës bëhet nëpërmjet:
    1. Kontratave apo vërtetimeve të punës të lëshuara nga punëdhënësit mbi marrëdhënien e punës; dhe 2. Pasqyra e kontributeve pensionale - Trusti. Përvojë menaxheriale konsiderohet pozitë e punës që ka nën menaxhim staf dhe/apo buxhet dhe/apoprojekte);
      • Letra motivuese; (Kjo letër me maksimum 2 faqe, shpjegon se si ndërlidhet përvoja e punës të kandidatit me pozitën që ka aplikuar si dhe sqaron vizionin e kandidatit për punën e FKEE-së për kohëzgjatjen e mandatit. Letrat motivuese qëjanë shabllone të përgjithshme dhe që nuk elaborojnë ndërlidhjen e përvojës së punës të kandidatit me pozitën që ka aplikuar, nuk do të merren parasysh);
      • Certifikata që dëshmon se nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale sipas kritereve të konkursit; (Certifikata që dëshmon se aplikuesi nuk është dënuar me vendim formës së prerë për kryerjen e një vepre penale merret nga gjykata kompetente. Certifikata duhet të jetë jo më e vjetërse sa data e publikimit të konkursit);
      • Dyletra referuese (preferohet nga punëdhënësit/mbikëqyrësit paraprakëdhe/ose aktualë);

Dorëzimi i aplikacioneve:

Dokumentet e aplikimit mund të përgatiten në cilëndo nga tre (3) gjuhët: shqip, serbisht ose anglisht.

Dokumentacioni dorëzohetnë mënyrë elektronike (i skenuar) në Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, në adresën elektronike [email protected].

Dorëzimi i saktë aplikacionit është përgjegjësi e aplikantëve. Dokumentacioni i pakompletuar rezulton me diskualifikim të
kandidatit.

Afatii konkurrimit nga data 16.11.2023 deri më datë 30.11.2023.

Dokumentacioni i dërguar pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohet. Për informata shtesë,ju lutemi kërkoni sqarim në email adresën [email protected]

FKEE mban të drejtën e anulimit apo pezullimit të këtij konkursi në cilëndo fazë, varësisht nga çështjetë ndërlidhura
me këtë konkurs.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8245
215
1665
6985