FTESË PËR OFERTË
  • /
Skaduar
EKW
Lipjan
Te tjera
Përshkrimi

FTESË PËR OFERTË

INFORMATA TË PËRGJITHSHME

EKW është organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 2019 me seli në Prishtinë, e cila me aktivitetet e saj angazhohet për trajtimin e problemeve komplekse sociale, për krijimin e një ambienti sa më të favorshëm socio-ekonomik, që përfshin edhe të drejtat e grave, për të shmangur rritjen e pabarazisë gjinore dhe për të siguruar edukim dhe zhvillim të qëndrueshëm, në një mjedis gjithëpërfshirës për të gjitha komunitetet.

EKW bashkëpunon ngushtë me organizatat tjera joqeveritare, komunat dhe autoritetet qeveritare, duke i kushtuar rëndësi diversitetit dhe gjithë-përfshirjes në aktivitetet e saj. Në këtë kontekst, EKW nëpërmjet aktiviteteve të saj angazhohet të ndihmojë pa dallim grupet e margjinalizuara, komunitetet jo-shumicë, si dhe gratë nga zonat e thella rurale.

EKW është duke zbatuar projektin “Përkrahja e fermerëve nga komuna e Lipjanit”, i cili mbështetet nga Programi për Zhvilllim i Kombeve të Bashkuara.

OBJEKTIVI

Projekti synon të krijojë një program të integruar dhe gjithëpërfshirës me qëllim të ofrimit të mbështetjes thelbësore për fermerët që jetojnë në komunën e Lipjanit. Fokusi kryesor i kësaj nisme është të mundësojë këta fermerë të adaptohen me efektivitet ndaj sfidave dinamike të cilat i sjell ndryshimi i klimës, kështu duke promovuar qëndrueshmëri dhe reziliencë afatgjate të sektorit bujqësor në këtë rajon.

Objektiva 1: Në përpjekje për të arritur këtë qëllim, propozimi synon të pajisë fermerët në komunën e Lipjanit me njohuri të thella, mjete inovative dhe burime të avancuara për të kaluar në praktika bujqësore të pranueshme ndaj klimës. Kjo përfshin përkrahjen për diversifikimin e kulturave, përdorimin e varieteteve të kulturave të pranueshme ndaj klimës, si dhe përdorimin e teknikave të qëndrueshme për menaxhimin e tokës, me qëllim lehtësimin dhe uljen e ndikimeve të modeleve të padëshirueshme të motit dhe kushteve të ndryshueshme klimatike.

Objektiva 2: Për të rritur kapacitetin e fermerëve në përballjen me këto sfida, do të ofrohet mbështetje për pranimin e teknologjisë bujqësore dhe ndërtimin e infrastrukturës së pranueshme ndaj klimës. Kjo mund të përfshijë, por nuk kufizohet në, prezantimin e teknikave të bujqësisë së saktë, zgjidhjeve inovative për kursimin e ujit, dhe minimizimin e përdorimit të plehrave dhe pesticideve në mënyrë të qëndrueshme.

Për këtë qëllim, EKW do të kontraktojë një kompani profesionale për të ofruar materialin e nevojshëm dhe realizimin e infrastrukturës së nevojshme për të mbështetur fermerët nga komuna e Lipjanit për t’i bërë më të qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimatike.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

Kompania e kontraktuar sipas procedurave te prokurimit e mbështetur nga stafi i projektit (EKW) duhet të ofrojë materialin e poshtëshënuar të nevojshëm për të përmirësuar infrastrukturën e fermerëve nga komuna e Lipjanit drejt zhvillimit të qëndrueshëm ndaj ndryshimeve klimatike. Materialet dhe pajisjet duhet të jenë të kualitetit të lartë.

Nr Përshkrimi

Njësia

Çmimi/ Njësi

Total

1

Ujëmbledhës me kapacitet 10,000 L

copë

 

 

2

Sistem ujitjes

m2

 

 

3

Nutrient meter

copë

 

 

4

pH meter

copë

 

 

5

Termometër profesional

copë

 

 

6

Motokultivatorë multifunksional

copë

 

 

7

Panele solare On-Grind

copë

 

 

8

Drunj

copë

 

 

9

Pako mbrojtëse

1. Dollap per pesticide

2. Sperkatese me bateri 20L

3. Gllover (per sperkatje)

4. Tesha per sperkatje

5. Dorza

6. Maska

7. Syza

8. Kuti e ndihmes se pare

9. Ventura per plehrim me sistem pike pike qe lidhet

copë

 

 

10

Dekompostim

copë

 

 

REZULTATET E PRITURA

Rezultatet e pritura nga kompania kontraktuese janë:

  • Takime të rregullta me EKW lidhur me koordinimin e aktiviteteve;
  • Ofrimi i materialit dhe pajisjeve cilësore;
  • Shpërndarje, montimi dhe instalimi i materialit dhe pajisjeve tek përfituesit në komunën e Lipjanit;
  • Përfundimi i angazhimeve brenda afatit të caktuar.

KOHËZGJATJA E DETYRËS DHE AFATET

Kompania obligohet që deri në 10 Dhjetor 2023 të kryej të gjitha obligimet sipas planit tentativ në ftesë për ofertë.

Plani tentativ i kryerjes së obligimeve (mund të rishikohet me propozim/arsyetim të palëve).

Detyrat

Periudha kohore

Vërejtje

Të caktojë personin kontaktues/përgjegjës për aktivitetin në raport me EKW 2 ditë pas nënshkrimit të kontratës  
Të paraqes një plan pune 5 ditë pas nënshkrimit të kontratës  

PROFILI DHE KRITERET E KËRKUARA

Kompania duhet të përmbushë kriteret e mëposhtme:

  • Të jetë biznes i regjistruar;
  • Kompania duhet të ketë përvojë;
  • Disponueshmëria e materialit dhe pajisjeve të nevojshme të listuara në tabelën e lartshënuar;
  • Materiali dhe pajisjet duhet të jenë të kualitetit të lartë dhe me garancion;
  • Aftësi për të përmbushur afatet kohore.

PROCESI I APLIKIMIT

Të gjitha kompanitë e interesuara duhet të paraqesin:

  • Ofertën për secilin nga produktet e lartëshënuara;
  • Letër interesi;
  • Certifikatë Regjistrimi dhe informata mbi biznesin;
  • Vërtetim që s’ka detyrime tatimore (jo me e vjetër se tre muaj);
  • Referenca nga klientët e mëparshëm .

Oferta dhe dokumentet përcjellëse duhet të dërgohet përmes emailit në: [email protected] / [email protected] në periudhën kohore 17 deri më 24 nëntor 2023.

PROCESI I VLERËSIMIT

Kandidatët do të vlerësohen nga një komision prej tre personash, si më poshtë:

  • Përvoja 30%;
  • Dosja e plotë 30%;
  • Oferta më e ulët 40%.

Formulari i aplikimit:

Emri i kompanisë  
Nr. Fiskal  
Adresa  
Emri dhe mbiemri i personit të autorizuar  
Data e ofertimit  
Kontakti (tel)  
Emaili  
Nënshkrimi  

*Formularit të aplikimit duhet t’i bashkangjiten dokumentet përcjellëse dhe oferta.

NOTE: Documents can be provided in English by emailing [email protected]

Dokumenti na srpskom jeziku se mogu dostaviti putem email adrese [email protected]

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8649
275
1708
7145