Ndihmës depoist
KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë ftohen që të aplikojnë për këto pozita të lira të punës, në depon tonë kryesore në Shkabaj, Prishtinë:
NDIHMËS DEPOIST (10 vende pune)
Përgjegjësitë, detyrat kryesore dhe oferta e punës:
- Ngarkon mallrat nga kamionët, kombit dhe automjetet tjera për në depo dhe anasjelltas.
- Rendit mallrat brenda në depo para dhe pas shkarkimit të tyre.
- Ndihmon depoistin të drejtojë e organizojë punën në depo.
- Si dhe bën punë të tjera që lidhen me pozitën e punës.
- Orari i punës është prej 14:00 deri 22:00.
- Paga bruto është 350.00€ dhe me kontratë të rregullt pune.
Kërkesat për këtë pozitë pune:
- E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim në punë.
- Preferohet të jetë banor i komunave Obiliq ose Prishtinë.
Të gjithë të interesuarit mund të vijnë e të aplikojnë direkt në zyrën tonë në Shkabaj, duke plotësuar aplikacionin e punës apo mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën [email protected].
Afati i fundit për aplikim është data 10 mars 2022, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.
Suksese.
Apliko për këtë pozitë