Konkurs i skaduar

Përgjegjës Marketi, Zv. Përgjegjës Marketi, Personel Marketi (Prishtinë 10, Prizren 6)

The North Unicorn
  • 25.03.2022
  • Prishtinë
  • Shitje

 

Konkurs Pune: (Përgjegjës Marketi / Zv. Përgjegjës Marketi / Personel Marketi)

Lokacioni: Prishtinë (10) , Prizren(6)

Duke u bazuar në vëllimin e punës “The North Unicorn” shpallë  konkurs për pozitën: Përgjegjës Marketi / Zv. Përgjegjës Marketi / Personel  Marketi.

Ofrojmë:

  • Pagë konkurruese;
  • Kushte të mira të punës.

Detyrat dhe përgjegjësitë: (Përgjegjës Marketi / Zv. Përgjegjës Marketi)

  • Hapja dhe mbyllja e dyqanit sipas orarit të përcaktuar të punës;
  • Të përpilojë me kohë dhe saktësi dokumentet zyrtare (Deponimet, barazimet ditore, skanimi i dokumenteve) që duhet të mbahen në dyqane dhe dokumentet e kompanisë;
  • Të organizojë orarin e punës së punëtorëve dhe pushimet në mënyrë të tillë që mos të ndikojë në rrjedhën e punës së dyqanit dhe gjithnjë duke marë parasysh kërkesat e punëtorëve;
  • Mbane kontakt me stafin dhe klientet;
  • Monitoron afatet  dhe informon  palët;
  • Të jetë përgjegjës për funksionimin e rregullt të  dyqanit të cilin është duke e administruar, në përputhje me rregulloret dhe dispozitat e ligjit në fuqi.  
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera të deleguara nga eprori.

Aftësitë dhe njohuritë e kërkuara:

  • Të ketë përkushtim dhe etikë në punë;
  • Aftesi komunikuese dhe prezantuese;
  • Aftesi menaxhuese dhe organizative;
  • Shkathtësi të shkëlqyera bashkëpunuese në ekip.

Kualifikimet:

  • Të ketë të përfunduar/vijim studimesh në drejtimet ekonomike ose fusha te ngjashme relevante;
  • Pervoje pune ne pozita te ngjashme dhe industri te njejte (e Preferueshme).

Detyrat dhe Përgjegjësitë: (Personel Marketi)

  • Kryerja dhe asistimi i punëve në lidhje me dyqanin në përputhje me udhëzimet e përgjegjësit të dyqanit;
  • Të asistoj në punën në sektor dhe arkë varsisht nga kërkesat e punës.

Aftësitë dhe njohuritë e kërkuara: (Personel Marketi)

  • Të ketë përkushtim dhe etikë në punë;
  • Aftesi komunikuese dhe prezantuese;
  • Shkathtësi të e shkëlqyera bashkëpunuese në ekip;

Kualifikimet

  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme;
  • I preferueshme vijimi i studimeve apo përfundimi i tyre.

Tek (subject) të shënohet pozita dhe lokacioni.

Te gjithë  të interesuarit duhet të aplikojne në: [email protected] 

Afati i fundit per aplikim është deri më: 15/03/2022

Tagged as: blerje, furnizim, Pergjegjes Marketi, personel marketi, prishtine, prizren, shitje, the north unicorn

#shitje #prishtinë
13937
268
2160
8454