Konkurs i skaduar
Inxhinier/e i/e Elektroteknikës
IPKO
Inxhinieri/ja i/e Elektroteknikës do të ketë përgjegjësi për:
- Sistemin e furnizimit me energji elektrike – Linja 10 kV,
- Transformatorët 10/04 kV me shpërndarje në pjesën 0.4 kV
- Gjeneratorët
- Shpërndarësit e energjisë elektrike
- Sistemin monitorues qendror – Sistemi SCADA
- UPS-ët
- Sistemet e ftohjes dhe të ngrohjes
- Aparaturat elektrike
- Sistemin DC – 48V
- Sistemin rezerve – bateritë
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
- Njohuri shumë të mirë të sistemeve energjetike
- Njohuri për ligjet dhe rregulloret e Kosovës që kanë të bëjnë me energjinë elektrike dhe me projektimet elektrike;
- Njohuri për kontrollin e cilësisë,
- Njohuri për softuerët në përdorim në Sistemin Monitorues Qendror dhe në sistemet tjera monitoruese,
- Njohuri shumë të mira të programit Autocad, ose ndonjë aplikacioni tjetër për dizajnim
- Njohuri për sistemet e klimatizimit dhe ngrohjes, si dhe njohuri tjera lidhur me punën.
- Shkathtësi të fuqishme organizative dhe ndër-personale, shkallë të lartë të integritetit, iniciativë dhe aftësi për të punuar nën presion, aftësi për t’i arritur afatet, aftësi për punë individuale dhe në ekip.
Edukimi i kërkuar:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike. Preferohet master.
Përvoja e punës:
- Minimum 5 vjet ne fushën përkatëse. Pervoja në udhëheqje është përparësi.
Kandidati i suksesshëm do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe zhvillohet bashkë me kompaninë.
Vendi i punes: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim është data 05.03.2022.