Vozitës profesional të kamionëve, kategoria C/CE në Gjermani (20)
FTESË PËR SHPREHJE INTERESIMI
Vozitës profesional të kamionëve, kategoria C/CE në Gjermani
Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë – APPK dhe Akademia CEB nga Republika Saarland - Gjermani, vazhdojnë bashkëpunimin me projekte që kanë për synim përkrahjen e qytetarëve të Kosovës për integrimin e tyre të suksesshëm në shoqërinë Gjermane.
Projekti më i ri ka për synim Rikualifikimin e vozitësve të kamionëve, kategoria C/CE, me synim të një punësimi të përhershëm në Gjermani, për fillimisht 20 punëkërkues - shtetas të Kosovës.
Me qëllim të informimit sa më të mirë të kandidatëve të interesuar për pjesëmarrje në këtë projekt, APPK i fton të interesuarit në takime prezantuese. Interesimin tuaj për të marrë pjesë në këto takime, ju lutem të na e përcillni përmes dërgimit të një e-maili në [email protected], me subjekt: “Shprehje Interesimi për Vozitës_(Emri dhe mbiemri)”, më së largu deri me 07.09.2021. Në e-mailin tuaj, mjafton të na i dërgoni këto të dhëna:
- Emrin dhe mbiemrin
- Datëlindjen
- Shkollimin e përfunduar
- Posedoni lejen e vozitjes të kategorisë C/CE? prej cilit vit?
- Numrin e telefonit
Për ta pasur më të lehtë prurjen e vendimit tuaj për të marrë pjesë në këto takime prezantuese, në vijim disa informata të shkurtëra se cilit grup synues i dedikohet ky projekt:
Nëse jeni:
- Të diplomuar në një shkollë të mesme, apo dhe fillore nëntëvjeçare, në Kosovë;
- Posedues i lejes së vozitjes të kategorisë C/CE;
- Të gatshëm të bashkë-investoni në mësimin e gjuhës gjermane në Kosovë, për rreth 8 muaj;
- Të gatshëm dhe shumë të motivuar për të vijuar një Rikualifikim 6 mujor në Gjermani për vozitës profesional të kamionëve - kategoria C/CE, me kosto tërësisht të mbuluara nga projekti, përfshirë edhe koston e jetesës, me synim të punësimit të përhershëm si Vozitës profesional i kamionit C/CE në Gjermani;
- Të moshës 21 - 40 vjeç.
Ju ofrohet:
- Mësimi i gjuhës gjermane dhe certifikimi, deri në nivelin B1, si parakusht për vijimin e Rikualifikimit, me kosto të formës së bashkëfinancimit;
- Përcjellja e tërësishme e aktiviteteve programore para shkuarjes në Gjermani, pa asnjë kosto shtesë;
- Mundësi të punësimit të përhershëm në Gjermani, pas mbarimit të rikualifikimit.
Gjatë takimit prezantues, do të jeni të informuar për të gjitha proceset e këtij projekti, me qëllim që ta keni më lehtë të vendosni për konkurrimin tuaj.
Ju mirëpresim në APPK,
Departamenti i zhvillimit të resurseve Njerëzore