Agjente e shitjës (ambulantiv)
AGJENTE E SHITJËS
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Përgjegjës për identifikimin, vlerësimin dhe rekomandimin e shitjeve në zonën përkatëse të tregut përfshirë zhvillimin strategjik të tregut dhe penetrimin.
- Zhvillon strategjinë dhe drejton përgatitjen e propozimeve dhe prezantimeve për të fituar mundësi të reja biznesi.
- Mban parasysh veprimtarinë e zhvillimit të biznesit dhe strategjinë e konkurrentëve, duke përfshirë trendet e tyre të çmimeve dhe qasjet.
- Duhet të jetë një mendimtare strategjike, kureshtare, inovative dhe kreative me qëllim të krijimit të marrëdhënieve, rrjetit, lidhjes së burimeve dhe aplikimit të praktikave të biznesit.
- Punon në mënyrë efektive dhe tregon integritetin dhe ndershmërinë për të marrë pjesë dhe kontribuon ne Lidhjen e Bizneseve Shqiptare.
- Duhet të jetë e shtyrë nga qëllimi, të ketë aftësi të mira organizative dhe administrimi në mënyrë që të menaxhojë vetë dhe të zhvillojë disiplinën dhe të jetë fleksibël dhe e aftë.
- Duhet të jetë në gjendje të përmbushë dhe tejkalojë qëllimet e performancës së shitjes dhe të ekzekutojë kohën e duhur dhe menaxhimin e territorit.
KUALIFIKIMET
- Një ose më shumë vjet përvojë të mëparshme të shitjes.
- Të posedojë Patent Shoferin - Kategoria B;
- Duhet të jetë në gjendje të udhëtojë dhe ta njehë gjerësisht të gjithë rajonin e Prishtines, Fushe Kosoves;
LBSH është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë punësimi. Ju njoftojmë se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
Të gjithë kandidatët që aplikojnë, ju lutemi të shkruajnë pozicionin e punës për të cilin po aplikoni, në “Subject Line”, të emërtoni CV-në tuaj në formatin e mëposhtëm (Emri Mbiemër – CV).
Kandidatet e interesuara mund të dërgojnë CV-në e tyre në e-mail: [email protected]