Përgjegjës për IT
Përgjegjës për IT
The North Unicorn është një kompani e re në Kosovë, e cila ka hapur një zinxhir të marketeve për shitje me pakicë (Deppo Market) në të gjitha qytetet e Kosovës. Marketet i’u ofrojnë konsumatorëve “zbritje të mençura” (Smart Discount) në produktet kryesore ushqimore dhe jo-ushqimore për shtëpi.
Duke u bazuar në vëllimin e punës kompania “The North Unicorn” shpallë konkurs për pozitën: Përgjegjës për IT
Ofrojmë:
– Pagë konkurruese;
– Kushte të mira të punës.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Zhvillimi i planeve të punës, shqyrtimi i afateve kohore si dhe planifikimi i pajisjeve teknologjike;
- Kujdesja për montimin e pajisjeve të teknologjisë informative përfshirë kompjuter, printer, skaner dhe pajisje të tjera;
- Ndihmon personelin e kompanisë në përdorimin e pajisjeve të teknologjisë informative, aplikacioneve dhe bazave të të dhënave dhe kryen aktivitete tjera me qëllim për t’i ofruar gjithë personelit qasje të lehtë në sistemin e teknologjisë informative;
- Instalimi i kompjuterëve me sisteme operative të Windows, Office, dhe softuer tjetër sipas nevojës duke u kujdesur për ruajtjen e shënimeve;
- Evidentimi i defekteve në pajisje dhe sipas nevojës dhe në konsultim me mbikëqyrësin, i mirëmban rregullisht ato;
- Kujdesi për konfigurimin dhe administrimin e vazhdueshëm të infrastrukturës së teknologjisë informative;
- Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e serverëve fizikë;
- Ruajtja e konfidencialietit dhe moskeqpërdorimi i të dhënave dhe informacioneve në të cilat ka qasje;
- Bashkëpunimi me të gjitha departamentet e tjera për tu arritur suksesi i duhur në punë;
- Kryerja edhe e detyrave të tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
Aftësitë dhe shkathtësitë:
- Njohuri profesionale specifike në fushën e teknologjisë informative, të fituar përmes arsimimit dhe programeve të trajnimit;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe të vlerësimit të informacionit;
- Njohuri të shkëqyshme në Adobe Ilustrator, InDesign, Photoshop, Corel Draw, Microsoft Office dhe apikacione të tjera të ngjashme;
- Të ketë aftësi koordinimi, komunikimi dhe prezantimi të ideve;
- Të jetë energjik/e, të ketë iniciativë dhe kreativitet, të ofrojë ide të reja në cështje të ndryshme lidhur me procesin e punës;
- Të ketë vëmendje të përkushtuar ndaj detajeve;
- Fleksibilitet gjatë punës në ekip;
- Qasja positive ndaj ndryshimeve;
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim për të interpretuar dhe negociuar informacione të ndryshme me palët e tjera;
- Aftësi në menaxhimin kohor dhe fleksibilitet të punë në afate të ngushta kohore;
- Aftësi pë të përballuar kryerjen e disa projekte në njën kohë.
Kualifikimi dhe përvoja:
- Diplomë universitare Bachelor apo Master në Shkenca kompjuterike apo fusha të tjera relevante;
- Përvojë në punë dhe detyra të ngjashme;
- Njohuri të shkëlqyeshme të punës me kompjuter;
- Posedimi i njohurive në gjuhën angleze.
Tek (subject) të shënohet pozita dhe lokacioni
Te gjithë të interesuarit duhet të aplikojne në: [email protected]
Afati i fundit per aplikim është deri më: 31/03/2022