Konkurs i skaduar

IT Project Manager / Project Owner

Ornio Sh.p.k.
  • 30.03.2022
  • Prishtinë
  • Informatike

 

Jemi në kërkim të një menaxheri të projekteve që mund të marrë përgjegjësi dhe të sigurojë udhëheqjen në projektet aktuale, duke përfshirë bashkëpunimin me klientët për të përcaktuar objektivat dhe qëllimin e projektit për secilën fazë të projektit, mbikëqyrjen e kontrollit të cilësisë gjatë gjithë ciklit jetësor të projektit, marrjen e burimeve dhe koordinimin e përpjekjeve të anëtarëve të ekipit në mënyrë që të ofrojnë projekte / produktet sipas planit.

Përgjegjësitë:

- Planifikimi dhe menaxhimi i projektit / produktit;
- Definimi, priorizitimi dhe testimi manual i taskave;
- Menaxhimi, koordinimi dhe mbështetja e punëtorëve të brendshëm / jashtëm të projektit;
- Promovon një mjedis bashkëpunimi të ekipit që nxit krijimtarinë dhe inovacionin;
- Komunikimi me klient dhe zhvillimi i biznesit;
- Organizon, zhvillon dhe merr pjesë në takime me ekipin e projektit për të lehtësuar të gjitha nivelet e planifikimit të projektit dhe zgjidh çështjet;
- I/e fokusuar, sistematik dhe pavarur;

Aftësitë:

- Keni një prapavijë teknike (IT), si dhe interes dhe njohuri në lidhje me zhvillimin e web-it;
- Keni përvojë pune 2-3 vjeçare në menaxhimin dhe planifikimin e projekteve;
- Jeni në gjendje të krijoni lidhje dhe bashkëpunime;
- Jeni i/e pasionuar për menaxhimin e projektit;
- E shihni rëndësinë e përfshirjes së të tjerëve dhe përdorimit të ekspertizës së tyre;
- Jeni komunikues i/e mirë, si me shkrim ashtu edhe me gojë;
- Keni entuziazëm të zhvilloheni së bashku me ekipin;

Ofrojmë:

- Një vend të punës stabil, me orar të plotë (e hënë - e premte).
- Mundësi për të punuar nga shtëpia 1-2 ditë në jave.
- Një ekip të vogël me shumë pasion në atë çfarë bën.
- Mundësi të mira për zhvillim profesional.
- Çasje në mbi 500 trajnime/tutoriale online.
- Buxhet për konferenca rajonale.
- Rrogë të mirë, sipas eksperiencës.
- Sigurim shëndetësor.
- Kushte të mira punës siç janë të definuara me Ligjin e punës së Kosovës.
- Pushim me pagese për obligime fetare.
- Snacks

Rreth Ornios
Ornio është kompani që operon në sektorin e teknologjisë informative dhe merret me zhvillimin dhe dizajnimin e produkteve digjitale, ofron "web and mobile solutions" për kompani të mëdha dhe të vogla.

Ornio bashkëpunon me start-up inovativë dhe kompani të tjera për t'i ndihmuar ata të zhvillojnë prezencën e tyre dixhitale në treg me teknologjitë e fundit.

Apliko përmes: https://trackr.link/6kfful

Apliko për këtë pozitë

#informatike #prishtinë
13937
268
2160
8454