Full-stack (Node.js/React.js) Developer
Ornio po kërkon 1x Full-stack (Node.js/React.js) Developer për të ju bashkangjitur ekipit në Prishtinë. Fokusi kryesor do të jetë zhvillimi i komponenteve të 'user interface' dhe implementimi i logjikës duke u bazuar në praktikat më të mira në React.js.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Përvojë në zhvillimin e web aplikacioneve;
- Njohuri të mira me API (Rest/JSONAPI);
- Përvojë pune në dizajnimin dhe indeksimin e databazës;
- Njohuri në testimin e kodit përmes PHPUnit apo Codeception;
- Njohuri në React.js / JavaScript.
- Njohuri mbi React.js dhe parimet bazë të këtij framework-u;
- Përvoja me rrjedha të ndryshme të punës
- Njohja e mekanizmave moderne të autorizimit siç është JSON Web Token;
- Përvoja me mjetet e përbashkëta të zhvillimit të frontit si Vite.js, Babel, Webpack, NPM, etj.
- Aftësi për t'i kuptuar kërkesat e projektit dhe për t'i përkthyer ato në kërkesa teknike;
- Përvojë me code versioning tools (sikurse Git, SVN, etj);
- Përvoja me GraphQL e dëshirueshme;
- Pervoja me Typescript e dëshirueshme;
- Keni entuziazëm të zhvilloheni së bashku me ekipin;
Cfarë ofrojmë?
- Një vend të punës stabil, me orar të plotë (e hënë - e premte).
- Mundësi për të punuar nga shtëpia 2-3 ditë në jave.
- Një ekip të vogël me shumë pasion në atë çfarë bën.
- Mundësi të mira për zhvillim profesional.
- Çasje në mbi 500 trajnime/tutoriale online.
- Buxhet për konferenca rajonale.
- Rrogë të mirë (sipas eksperiencës)
- Sigurim shëndetësor.
- Kushte të mira punës siç janë të definuara me Ligjin e punës së Kosovës.
- Pushim me pagese për obligime fetare.
- Snacks
Rreth Ornios
Ornio është kompani që operon në sektorin e teknologjisë informative dhe merret me zhvillimin dhe dizajnimin e produkteve digjitale, ofron "web and mobile solutions" për kompani të mëdha dhe të vogla.
Ornio bashkëpunon me start-up inovativë dhe kompani të tjera për t'i ndihmuar ata të zhvillojnë prezencën e tyre dixhitale në treg me teknologjitë e fundit.
Apliko përmes: https://trackr.link/4v3l5m
Apliko për këtë pozitë