Konkurs i skaduar

Intermediate React JS Developers

Ornio Sh.p.k.
  • 30.03.2022
  • Prishtinë
  • Informatike

 

Ornio po kërkon 2x Intermediate React Developers për të ju bashkangjitur ekipit në Prishtinë.
Fokusi kryesor do të jetë zhvillimi i komponenteve të 'user interface' dhe implementimi i logjikës duke u bazuar në praktikat më të mira në React.js.

Përgjegjësitë:

- Zhvillimi i funksioneve të reja duke përdorur React.js;
- Ndërtimi i komponentëve të ripërdorueshme dhe librarive për përdorim në të ardhmen;
- Zhvillimi i dizajneve dhe skicave në kod të cilësisë së lartë;
- Optimizimi i komponentave për performancë maksimale për një grup të gjerë të pajisjeve dhe shfletuesve të internetit.

Aftësitë:

- Njohuri të mira në React.js / JavaScript, duke përfshirë manipulimin DOM;
- Njohuri të mira mbi React.js dhe parimet bazë të këtij framework-u;
- Përvoja me rrjedha të ndryshme të punës në React.js;
- Njohja e mekanizmave moderne të autorizimit siç është JSON Web Token;
- Përvoja me mjetet e përbashkëta të zhvillimit të frontit si Babel, Webpack, NPM, etj.
- Aftësi për t'i kuptuar kërkesat e projektit dhe për t'i përkthyer ato në kërkesa teknike;
- Përvojë me code versioning tools (sikurse Git, SVN, etj);
- Përvoja me GraphQL e dëshirueshme.

Cfarë ofrojmë?

- Një vend të punës stabil, me orar të plotë (e hënë - e premte).
- Mundësi për të punuar nga shtëpia 2-3 ditë në jave.
- Një ekip të vogël me shumë pasion në atë çfarë bën.
- Mundësi të mira për zhvillim profesional.
- Çasje në mbi 500 trajnime/tutoriale online.
- Buxhet për konferenca rajonale.
- Rrogë të mirë (sipas eksperiencës)
- Sigurim shëndetësor.
- Kushte të mira punës siç janë të definuara me Ligjin e punës së Kosovës.
- Pushim me pagese për obligime fetare.
- Snacks

Rreth Ornios

Ornio është kompani që operon në sektorin e teknologjisë informative dhe merret me zhvillimin dhe dizajnimin e produkteve digjitale, ofron 'web and mobile solutions' për kompani të mëdha dhe të vogla.

Ornio bashkëpunon me start-up inovativë dhe kompani të tjera për t'i ndihmuar ata të zhvillojnë prezencën e tyre dixhitale në treg me teknologjitë e fundit.

Apliko përmes: https://trackr.link/bhfsxg

Apliko për këtë pozitë

#informatike #prishtinë
13937
268
2160
8454