INXHINIER I MAKINERISË
Skaduar
Albimi LTD
Gjilan
Inxhinieri
Përshkrimi

Kompania: “Albimi LTD” SH.P.K., me seli në Gjilan, e cila merret me zhvillimin, prodhimin dhe shitjen e bicikletave në tregun vendor dhe ndërkombëtar me brendin e mirënjohur: PILOT BIKE, aktualisht ofron mundësi punësimi me orar të plotë, për pozitën si në vijim:

INXHINIER I MAKINERISË (1 pozitë).

Vendi i punës: Gjilan

Disa ndër detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Mirëmbajtja dhe mbikqyrja e makinerive në Prodhim.
  2. Kontrollimi i cilësisë së produkteve.
  3. Leximi dhe zhvillimi i vizatimeve teknike dhe skicave.
  4. Trajnimi i punëtorëve në përdorimin e makinerive.
  5. Realizimi i projektimeve në Auto Cad 3D.
  6. Leximi i udhëzimeve në komanda kompjuterike të makinave.
  7. Punë të tjera profesionale sipas pozitës dhe kërkesës së Mbikqyrësit.

Kualifikimi:

- Të ketë të përfunduara studimet themelore në Fakultetin e Teknik, ose të paktën të jetë student i kësaj lëmie;

- Përvojë profesionale (E preferuar);

- Njohuri për saldim;

- Njohuri për deformimin e gypave;

- Njohuri për vizatime teknike;

- Njohuri në përdorimin e programit Auto Cad 3D dhe paketës së Microsoft Office;

- Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese në të folur dhe në të shkruar;

- Aftësi ndërpersonale dhe çasje pozitive; dhe

- Aftësi për të marrë vendime në mënyrë të pavarur dhe për t’u adaptuar në punë ekipore.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar për aplikim mund të kontaktojnë në e-mail adresën: [email protected] duke precizuar pozitën për të cilën aplikojnë apo të paraqiten personalisht në zyrën e kompanisë me adresë: Rr. “Lidhja e Prizrenit”, p.nr., 60000 Gjilan, për plotësimin e aplikacionit.

Aplikimi mbetet i hapur deri më datë: 05.04.2024.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6931
176
1526
6543