Kordinator/e për produkte vullnetare – Mitrovicë
Skaduar
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SH.A.
Mitrovicë
Te tjera
Përshkrimi

Kompania e Sigurimeve

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SH.A.

shpall

KONKURS PUNE

Titulli: Kordinator/e për produkte vullnetare– Dega Mitrovica

Detyrat kryesore:

  • Koordinimi i shitjes për produktet vullnetare në degët e kompanisë për të shtuar efikasitetin në punë.
  • Monitorimi dhe raportimi i rezultateve të shitjes në degë.
  • Arritja e objektivave te shitjes, I përcaktuar nga Drejtoria Qendrore.
  • Analiza e tregut dhe identifikimi i trendeve të reja për të ndihmuar në zhvillimin e produkteve vullnetare të reja dhe në përmirësimin e atyre ekzistuese.
  • Përgatitja e ofertave ditore për klientë individualë dhe biznese për produktet e sigurimit vullnetar.
  • Mbikëqyrja dhe udhëzimi i punonjësve të degës për të siguruar që puna e tyre është në përputhje me standardet e kompanisë.
  • Përgatitja e raporteve mujore dhe të tjera sipas nevojës së kompanisë.
  • Angazhimi dhe promovimi i produkteve të SIGAL UNIQA në aktivitetet dhe fushatat e ndryshme të organizuara.
  • Organizimi dhe rregullimi i marrëdhënieve me klientët, bizneset private, institucionet publike dhe shoqatat.
  • Kryerja e detyrave të tjera sipas kërkesave të punëdhënësit në përputhje me udhëzimet dhe procedurat e kompanisë, ne pajtueshmëri legjislacionin në fuqi.

Vendi i punës: Dega Mitrovicë

Kandidatët/et duhet të plotësojnë këto kushte të veçanta:

  • Përgatitja e lartë arsimore (diplomë universitare)
  • Përvojë pune së paku 3 vite, në lëmine profesionale,
  • Njohje e shkëlqyeshme e komunikimit në gjuhën angleze;

Të gjithë kandidatët/et , duhet të plotësojnë edhe këto kushte të përgjithshme:

  • Të kenë aftësi të mira komunikimi,
  • Të jenë të aftë për punë në ekip dhe për punë në terren;
  • Të jenë kreativ, i motivuar dhe bashkëpunues.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV me fotografi,
  • Diploma, certifikime dhe trajnime relevante,
  • Dëshmi mbi përvojën e punës,
  • Letër motivimi;
  • Referenca nga punëdhënësi paraprak ose aktual.

Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: [email protected] dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim për pozitën: Kordinator/e për produkte vullnetare – Dega Mitrovica “

Konkursi është i hapur deri me datën 05.04.2024

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë në bazë të CV do të ftohen në intervistë.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6931
176
1526
6545