Zyrtar/e për Financa
  • 045-100-844
2 ditë
AZTECH
Prishtinë
Financa
Përshkrimi

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar.

AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Për arsyeje të rritjes së kompanisë jemi duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për poziten:

Zyrtar/e për Financa
Lokacioni: Mazgit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Njohuri të mirë rreth çështjeve tatimore;
  • Regjistrimi Faturave të Blerjes, Dokumenteve Unike Doganore dhe Shitjeve;
  • Regjistrimi i shpenzimeve operative, qirasë, pagave, zhvlerësimit, notave kreditore, notave debitore;
  • Regjistrimi i ekstrakteve bankare dhe mandateve të Pagesave/Arkëtimeve;
  • Barazimi i Pikave të Shitjes(Arka-Banka) dhe transaksioneve ditore-mujore;
  • Barazimet e kartelave financiare të Klientëve-Furnitorëve;
  • Kontrollon dhe monitoron regjistrimet dhe kalkulimet Financiare;
  • Bën monitorimin dhe barazimin e llogarive (Arka-Banka dhe llogarive të tjera);
  • Krijimi i raporteve të ndryshme sipas kërkesës;
  • Ndihma në punët kontabël të mbylljes së muajit dhe mbylljes së vitit;
  • Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universitare në Ekonomi, Financa, Kontabilitet;
  • I certifikuar si Teknik/e Kontabiliteti në Institutet (KAF – SCAAK)dhe nivele tjera përparësi;
  • Së paku dy (2) vite përvojë pune relevante;
  • Përvojë paraprake në fushën e financave;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme organizative dhe të menaxhimit të kohës;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme ndër-personale dhe të komunikimit si dhe aftësi në zgjidhjen e problemeve;
  • Saktësi, vëmendje në detaje dhe ndjeshmëri ndaj prioriteteve;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të përdorimit të aplikacioneve të mëposhtme softuerike të pakos MS Ofice, Pro-Data (programe kontabiliteti) dhe programe tjera do të ishte përparësi.

Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese;
  • Sigurim shëndetsor;
  • Transport të siguruar nga kompania;
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar;
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional.

Informata shtesë:

  • Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected]
  • Afati për aplikim deri me datë: 03.05.2024
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6953
162
1530
6553