Vende të lira të punës
A&M MEGA STORE hap vende tё lira pune pёr individёt e intersuar :
Pozitat: Arkatare, Asistente të shitjes, Depoiste
Vendi i punës : Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan (tek Rrethi i QMI-së)
Orari i punë: I plotë
Afati për aplikim: Deri më 12.04.2022
Arkatar/e (M/F)
Detyrat dhe përgjegjësitë;
- Mirëpret klientët;
- Kryen të gjitha pagesat e konsumatorit, me para te gatshme dhe transaksione me kartela bankare;
- Bën barazimin ditor të arkës dhe dorëzimin e saj;
- Plotëson raporte te ndryshme të shitjes;
- Raporton tek menaxherija, etj.
Asistent/e i/e shitjes (M/F)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëpret dhe shërben klientët, njofton klientët rreth ofertave dhe arritjeve të reja të artikujve;
- Përkujdeset për sektorin e caktuar, merret me palimin, rënditjen dhe organizimin vizuel të mallit;
- Përcjell artikujt e shitur, evidenton mungesat e artikujve dhe i raporton tek stafi përgjegjës;
- Vendos çmime dhe deklaracione në produkte;
- Evidenton dhe i raporton artikujt aktiv dhe pasiv të sektorit;
- Kujdeset për mirëmbajtjen e hapsirës punuese në sektorë.
Depoist/e (M/F):
Detyrat dhe përgjegjësit:
- Pranon, lëvizë, bartë, klasifikon dhe sistemon artikujt sipas standardëve, kërkesave të kompanisë;
- Përgaditë, shoqëron dhe dorëzon mallin tek sektori i caktuar;
- Paketon dhe vendos tiketa / çmime në produkte;
- Selekton, ndanë hapsirën për deponim të mallërave dhe sistemon mallërat në pjesët e caktuara;
- Shkarkon dhe ngarkon mjete të ndryshme të transportit të mallërave;
- Numëron dhe raporton stokun e mallërave, sipas nëvojes dhe në baza periodike;
- Punon dhe vepron sipas udhëzimëve që pranohën nga Menaxherit/es të/së Depos.
Kriteret dhe aftësitë e nevojshme pёr pozitat Arkatare
Asitente te shitjes dhe Depoiste
- Edukim i lartë;
- Njohuri mbi principet e shitjes dhe përvojë pune paraprake së paku 6 muaj;
- Të jetë person pozitiv, energjik dhe me vetë iniciativë;
- Të jetë komunikues, organizativ, sistemues;
- Shkathtësi të mira matematikore/numërike;
- Fleksibil dhe i shpejt në kryerje të detyrave;
- Gatishmëri të punoj nën presion;
- Njohuri të mira të programeve kompjuterike dhe të gjuhëve të huaja;
MËNYRA E APLIKIMIT:
Të interesuarit qe duan te bashkohen me kompaninë tonë mund të aplikojnë duke dërguar CV, referenca, dëshmi mbi kualifikimin dhe trajnimet, etj. në email:[email protected] .
Ju lutem të shënohet në subjekt Pozita dhe Qyteti.