Ftesë Ofertë / Kuotim
Skaduar
Advancing Together - AT
Lipjan
Te tjera
Përshkrimi

SHPALLJE

DATA: [17/04/2024] KËRKESË PËR KUOTIM Nr RFQ/2024/05

PËR REVONIMIN E KROIT NË QYLAGË DHE

NDËRTIMI I KOPSHTIT QENDRA DITORE E FËMIJËVE NË GADIME – LIPJAN DATA DHE KOHA E MBYLLJES: 07/05/2024 – ora 15:00 CET

INFORMACIONE BAZË

Advancing Together (AT) është themeluar me qëllim të krijimit të një mjedisi stabil në Kosovë për integrimin e komuniteteve përmes përkrahjes avokuese dhe zhvillimore; promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbështetjen e të gjitha komuniteteve në proceset integruese lokale, rajonale dhe Evropiane.

Advancing Together (AT) bazohet në parimet universale të të drejtave të njeriut dhe promovon vlerat e barazisë, përfshirjes, diversitetit, dialogut dhe solidaritetit. Ai promovon drejtësinë sociale dhe përfshirjen dhe zhvillimin socio-ekonomik për të gjithë individët dhe grupet, pavarësisht prejardhjes së tyre etnike, fetare, gjinore ose sociale. Për më shumë informacion mbi AT, mandatin dhe funksionimin e tij, ju lutemi vizitoni faqenhttps://advancing-together.org/.

1. KËRKESA:

AT fton ofruesit e kualifikuar të shërbimeve të bëjnë një ofertë të sigurtë për krijimin e Marrëveshjes Kornizë për renovimin e kroit në Qylagë dhe ndërtimin e kopshtit për qendrën ditore të fëmijëve në Gadime - Lipjan.

2.1. DOKUMENTET E TENDERIT

Anekset e mëposhtme janë pjesë përbërëse e kësaj ftese për ofertë:

Shtojca A: Termat e Referencës (TOR)
Shtojca B: Formulari i Ofertës Teknike
Shtojca C: Formulari i Ofertës Financiare

2.2 NJOFTIM

Do të ishim mirënjohës nëse na shkruani për të ndarë me ju anekset e mësipërme në emailin e dhënë: [email protected]:

E RËNDËSISHME:
Dështimi për të dërguar informacionin e kërkuar më sipër mund të rezultojë në skualifikimin e ofertës suaj nga vlerësimi i mëtejshëm.

2.3 KËRKESAT PËR SQARIM

Ofertuesve u kërkohet të paraqesin çdo kërkesë për sqarim ose ndonjë pyetje në lidhje me këtë RFQ me e-mail tek Arta Zherka, Koordinatore e Projektit në [email protected] .
Afati i fundit për pranimin e pyetjeve është ora 23:59 e datës 24.04.2024.
Ofertuesve u kërkohet të mbajnë të gjitha pyetjet koncize.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6948
178
1529
6549