Specialist i Burimeve Njerëzore (m/f)
  • -
2 ditë
Banka për Biznes
Prishtinë
Burime Njerëzore
Përshkrimi

Specialist i Burimeve Njerëzore (m/f)

Kompetencat

  • Diplomë Universitare në Burime Njerëzore, Ekonomik, Juridik apo në një fushë tjetër të ngjashme;
  • Të paktën tre (3) vite përvojë pune në fushën e burimeve njerëzore;
  • Njohuri dhe eksperiencë në planifikim, organizim, marrëdhënie me punonjës dhe motivim në punë;
  • Aftësi të shkëlqyera për menaxhimin e proceseve dhe projekteve;
  • Të jetë entuziast/e dhe me përpjekje të fortë për të krijuar një mjedis pune sa më pozitiv;
  • Vetë-motivues dhe i/e shkathët me fokus në mbylljen e veprimeve/planifikimeve me sukses;
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës, prioritete dhe arritjes së objektivave;
  • Nivel i avancuar i gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.

Përshkrim i vendi të punës

  • Përgjegjës për administrimin e drejtë dhe efektiv të benefiteve të punonjësve, përfshirë pagesat, sigurimet shëndetësore, dhe benefiteve të tjera;
  • Ndihmon në zhvillimin dhe monitorimin e procesit të vlerësimit të performancës së punonjësve, duke përfshirë mbështetjen në hartimin e objektivave dhe zhvillimin e planeve për përmirësimin e performancës;
  • Siguron që të gjitha proceset e punësimit janë në përputhje me ligjin dhe politikat e organizatës, duke përfshirë hartimin dhe ruajtjen e dokumentacionit të përshtatshëm;
  • Mbledh dhe analizon të dhëna të burimeve njerëzore për të ndihmuar në hartimin e raporteve dhe rekomandimeve për përmirësimin e proceseve dhe politikave të BNJ;
  • Analizon pozitat e punës aktuale dhe sugjeron alternativa për riorganizimin e tyre;
  • Krijon, zbaton dhe vlerëson politikat dhe procedurat e departamentit;
  • Koordinon bashkëpunimin midis zyrës qendrore dhe degëve përmes organizimit të aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme;
  • Në bashkëpunim me kolegët e ekipit, krijoni një atmosferë të hapur dhe inkurajuese për shkëmbimin e ideve dhe zgjidhjen e sfidave të përbashkëta në fushën e burimeve njerëzore;
  • Kryerja e detyrave shtesë sipas kërkesave të Mbikëqyrësit Direkt.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Apliko Online

Afati i aplikimit është deri me datë: 22 maj 2024.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
7098
151
1554
6637