Kompani ose konsulent/e për organizimin e fushatave ndërgjegjësuese
  • /
7 ditë
EKW
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

Termat e Referencës (ToR)

Kompani ose konsulent/e për organizimin e fushatave ndërgjegjësuese që synojnë promovimin e përfshirjes së grave dhe grupeve të margjinalizuara

Informata të përgjithshme:

Titulli i punës: Kompani/konsulent/e për organizimin e fushatave ndërgjegjësuese që synojnë promovimin e përfshirjes së grave dhe komuniteteve të margjinalizuara
Titulli i projektit: Fuqizimi i Ekonomive Rurale në Bujqësi - EREA
Numri i kontratës së donatorit: P230046
Donator: Caritasi Zviceran
Vendi i projektit: Republika e Kosovës

Sfondi i projektit

EKW është organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 2019 me seli në Prishtinë, cila me aktivitetet e saj angazhohet për trajtimin e problemeve komplekse sociale, për krijimin e një ambienti sa më të favorshëm socio-ekonomik, që përfshin edhe të drejtat e grave, për të shmangur rritjen e pabarazisë gjinore dhe për të siguruar edukim dhe zhvillim të qëndrueshëm, në një mjedis gjithëpërfshirës për të gjitha komunitetet.

EKW në partneritet me Caritas Switzerland në Kosovë për mbështetjen e zbatimit të programit EREA, ka një rol kyç në përmirësimin e pozicionit të qëndrueshëm të grave rurale dhe grupeve të margjinalizuara të angazhuara në bujqësi në Kosovë.

Përfshirja gjinore dhe sociale janë kritike për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në Kosovë. Edhe pse ka pasur progres, ende ekziston diskrepancë dhe sfida që pengojnë një pjesëmarrje të plotë të grave dhe grupeve të margjinalizuara. Kjo bën të nevojshme zhvillimin e një fushate inovative të ndërgjegjësimit për të promovuar barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale brenda komunitetit bujqësor në Kosovë.

Sfidat që paraqiten në sektorin e bujqësisë lidhen me ndryshimin e perceptimeve dhe sjelljes së përgjithshme ndaj grave dhe grupeve të tjera të margjinalizuara. Është e rëndësishme të kontribuojmë drejt një ndërgjegjësimi të ri që vlerëson dhe përkrah kontributet e tyre në sektorin e bujqësisë dhe të sensibilizojmë komunitetin për rëndësinë e përfshirjes sociale dhe barazisë gjinore.

Objektivi i detyrës:

Objektivi kryesor është të angazhojë një kompani ose konsulent/e për të zhvilluar një fushatë inovative dhe kreative për rritjen e ndërgjegjësimit të akterëve kyç dhe publikut të gjerë të fokusuar në promovimin e përfshirjes gjinore dhe sociale në bujqësi. Fushata duhet të komunikojë në mënyrë efektive mesazhet kryesore që inkurajojnë diversitetin, barazinë dhe përfshirjen brenda sektorit të bujqësisë. Specifikisht, objektivat janë:

  • Të ngritet ndërgjegjësimi i akterëve kyç dhe publikut të gjerë për rëndësinë e barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale në sektorin e bujqësisë.
  • Të sfidohen stereotipet dhe të promovohet një qasje pozitive ndaj pjesëmarrjes së grave dhe grupeve të margjinalizuara në bujqësi.
  • Të propozohen metoda inovative që vënë në pah kontributet e grave dhe grupeve të margjinalizuara në sektorin e bujqësisë.
  • Të inkurajohet dialogu dhe bashkëpunimi midis palëve të interesuara për të promovuar barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale në bujqësi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Kompania ose konsulenti/ja i/e zgjedhur do të jetë përgjegjës për:

  • Zhvillimin e konceptit: Kompania ose konsulenti/ja i/e përzgjedhur do të jetë përgjegjëse për zhvillimin e një koncepti gjithëpërfshirës të fushatës që komunikon në mënyrë efektive rëndësinë e përfshirjes gjinore dhe sociale në bujqësi. Kjo përfshin identifikimin e mesazheve kryesore, audiencave të synuara dhe mediumeve të përshtatshme për shpërndarje.
  • Ekzekutimin kreativ: Duke përdorur qasje inovative, kompania ose konsulenti/ja do të krijojë përmbajtje bindëse si video, animacione, murale dhe mjete të tjera multimediale që kapin thelbin e përfshirjes gjinore dhe sociale në bujqësi. Materialet e fushatës duhet të rezonojnë me audienca të ndryshme dhe të ngjallin një angazhim domethënës.
  • Zbatimin strategjik: Strategjia e fushatës duhet të përshkruajë një qasje sistematike për shpërndarjen e materialeve nëpër kanale të ndryshme, duke përfshirë platformat dixhitale, mediet sociale, mediet tradicionale dhe ngjarjet në komunitet. Kompania ose konsulenti/ja do të krijojë strategji për të maksimizuar shtrirjen dhe për të siguruar që mesazhi të arrijë në mënyrë efektive segmentet e synuara të audiencës.

Rezultatet e pritura:

  • Përgatitja dhe hartimi i hollësishëm i planit për 2 evente të ndryshme ndërgjegjësuese;
  • Propozimi i planeve të komunikimit për secilin event;
  • Zbatimin e koncepteve të zgjedhura të fushatës, në bashkëpunim me EKW;.
  • Raport i detajuar për secilin event.

Kohëzgjatja e detyrës dhe afatet

Angazhimi pritet të fillojë në qershor 2024 dhe të përfundojë në nëntor 2024. Kalendari i saktë do të finalizohet në konsultim me kompaninë ose konsulentin/en e zgjedhur.

Buxheti

Buxheti i disponueshëm për këtë angazhim është deri në 7,000.00 Euro. Propozimet duhet të jenë të shoqëruara me ndarje të buxhetiti të detajizuar, duke përfshirë të gjitha kostot e lidhura me zhvillimin dhe zbatimin e fushatës.

Kualifikimet dhe përvoja:

  • Diplomë universitare (Fakultetin e Arteve, Marrëdhënie me Publikun (PR), Komunikim Masiv ose të ngjashme);
  • Përvojë e dëshmuar për të paktën 2 vjet, të angazhimeve të ngjashme si kompani ose konsulent/e (preferohet përvoja me fokus në barazi gjinore dhe përfshirje sociale);
  • Aftësi në analizën dhe shkrimin e raporteve;
  • Aftësi në gjuhën shqipe dhe angleze të folur dhe të shkruar; njohja e gjuhës serbe është vlerë e shtuar;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, bashkëpunimi dhe koordinimi.

Procesi i Aplikimit

Propozimet duhet të dërgohen në mënyrë elektronike në email: [email protected] dhe [email protected], më së largu deri më 27 maj 2024. Aplikimet e dorëzuara pas kësaj date nuk do të merren në konsideratë.

Nga aplikantët kërkohet që të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:

  • CV, duke treguar të gjithë përvojën e kaluar, diploma, portfolio e punës (linqe të punëve të mëhershme), si dhe detajet e kontaktit (email dhe numrin e telefonit) të kandidatit dhe referencat profesionale;
  • Propozimi ku përfshihet metodologjia, plani i punës, koncepti i detajuar (sinopsis, aty ku është e zbatueshme); që tregon njohurinë për sektorin dhe qasjen e propozuar;
  • Plani buxhetor/financiar i sugjeruar për të zbatuar planin. Çmimet duhet të jenë pa TVSH;
  • Dokumentet e regjistrimit të biznesit (për kompani).

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
7121
174
1557
6637