Konkurs i skaduar
Teknik i instalimeve dhe përkrahjeve në rrjetat kabllore
InterAdria
InterAdria është kompani e zhvillimit softuerik, telekomit dhe edukimit e cila ofron shërbime të ndryshme, që sot janë të njohura si disa nga nevojat më tërëndësishme për shoqërinë tonë.
Ne kërkojmë punëtor të motivuar të bashkohen me ekipin tonë për pozitën:
Teknik i instalimeve dhe përkrahjeve në rrjetat kabllore
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Shtrirja dhe tërheqja e kabllove (optike, koaksiale, bakrit, UTP/STP/SFTP etj.) në shtylla betoni dhe druri, në ndërtesa të banimit, dhe në ndërtesa afariste;
- Shtrirja dhe tërheqja e kabllove në infrastrukturë nëntokësore me kompresorë me presion (Fiber Blowing) dhe me dorë;
- Shtrirja dhe tërheqja e kabllove elektrike;
- Montimi i kanaleve dhe gypave sipas nevojës në mure dhe dysheme;
- Montimi dhe instalimi i pajisjeve të ndryshme infrastrukturore të kabllimit;
- Montimi i kutive shpërndarëse me madhësi të ndryshme përbrenda objekteve të banimit dhe sipas nevojës;
- Shpimi i vrimave për hyrjen me kabllo në brendësi të ndërtesave, pusetave etj;
Kualifikimi dhe përvoja:
- Së paku një (1) vit përvojë pune në shtrirjen dhe tërheqjen e kabllove (optike, koaksiale, bakrit, UTP/STP/SFTP etj.) në shtylla të betonit dhe drurit, në ndërtesa të banimit, dhe në ndërtesa afariste ( e preferueshme);
- Diplomë e shkollës së mesme profesionale në drejtimin “Teknik i Energjetikës“ ose “ Teknik i Komunikacionit“ (e preferueshme);
- Eksperiencë në ndërtim dhe mirëmbajtje të rrjetave kabllore (e preferueshme);
- Patent shofer, kategoria “B”;
Të interesuarit mund ta dergojne CV-në e tyre në e-mail adresën: [email protected]
Data e fundit e aplikimit : 05.04.2022
Apliko për këtë pozitë