Konkurs i skaduar

Shitës Ambulativ (2), Lifërues (2), Vozitës Kat.C (2), Merçendaizer (3)

Korporata Rugove
  • 08.04.2022
  • Prishtinë
  • Shitje

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në zyrën qendrore të Ujë Rugove në Shkabaj, Prishtinë. Pozitat e hapura janë:

SHITËS AMBULANTIV (x2), LIFERUES (x2), VOZITËS KAT. C (x2), MERÇENDAIZER (x3)

       1.Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Shitës ambulantiv:

  • Është përgjegjës për shitje ambulantive në rajonin dhe pikat e caktuara paraprakisht.
  • Ruan klientët ekzistues dhe gjen klient të rinjë.
  • Zgjeron rrjetin e distribuimit për produktet/brendet ekzistuese dhe ato të reja.
  • Ndjek planin e departamentit të shitjes për të gjitha produktet e ujit, djathit dhe të tjerat.
  • Vëzhgon tregun dhe konkurrencën.

    2. Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Liferues dhe Vozitës me kategori C:

  • Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
  • Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton.
  • Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

        3.Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për  Merçendaizer:

  • Siguron pozicionim sa më të mirë të produkteve nëpër markete.
  • Mirëmban dhe pastron ekspozimin e produkteve të kompanisë nëpër rafte sipas standardeve.
  • Kontrollon afatet e produkteve dhe stoqet.
  • Ndihmon në realizimin e promovimeve të produkteve.
  • Shpërndan material dhe rekuizita të ndryshme të marketingut sipas nevojës.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje në pozitat e kërkuara në këtë konkurs.
  • Patent shofer kategoria B.
  • Për Vozitës edhe patent shofer kategoria C.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Si të aplikohet:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën [email protected]  duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 8 prill 2022, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Tagged as: Kategoria C, Liferues, Mallra, marketing, merchandiser, Produkte, Shitës Ambulativ, shitje, transport, Tregu, vozitës

#shitje #prishtinë
13937
268
2160
8455