Njoftim për blerjen e tre Banesave
  • +383 45 906 733
Skaduar
Islamic Relief Kosova
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

Islamic Relief Kosova

Njoftim për blerjen e tre Banesave

Data e përgatitjes së njoftimit: 03/06/2024

T- 09/2024

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagja Katër Llullat
Qyteti: Prishtinë Kodi postar: 10000 Vendi: Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Mobil:+38344239349

Email: [email protected]

Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë, Bujqësi, Blegtori si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.

lslamic Relief Kosova ne kuadër e shume projekteve humanitar mbështete financiarisht me bursa mujore mbi 1800 fëmije Jetim, ku një pjese e familjeve kane problem edhe çështjen e banimit.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar është edhe blerja e 3 banesave për tre familje me jetim njëra në Komunën e Skenderaj, dy tjetra njëra në Komunën e Prizrenit dhe tjetra në Komunën e Mitrovicës. Familjet momentalisht janë duke jetuar në kushte të rënda dhe kanë nevojë urgjente për zgjidhje të problemit me vendbanimin. Islamic Relief Kosova ka arritur të sigurojë mjete nga donatorët për të blerë nga një banesë për tre familjet.

Andaj lusim te gjitha kompanitë e ndërtimit që operojnë në Komunat: Skenderaj, Prizren dhe Mitrovicë, si dhe personat fizik që kanë mundësi të na bashkohen në këtë aktivitet humanitar duke dërguar oferta për banesë në këto komuna. Që të mund përballohen me çmimin e cekur me lartë banesa duhet te ketë te paktën 70 m2 , me dy dhoma të fjetjes.

Vlerësojmë larte çdo mundësi që do të na ofroni për të bërë të mundur që të strehojmë në mënyrë të dinjitetshme këto familje!

Dokumentacioni që kërkohet:

No

Dokumentacioni ligjor

Lloji

1.

Certifikate e Biznesit - (jo për personat fizik) Kopje

2.

Certifikata e TVSH-së nëse ka - (jo për personat fizik) Kopje

3.

Te ketë flete poseduese, dhe përkthimi te behet te noteri  

4.

TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/2016 - (jo për personat fizik) 0.00

Vërejtje: Ofertat tuaja me dokumentacioni e njoftimit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull Oferta për Banese - Islamic Relief Kosova - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë. Ju lutemi që në zarfë të ceket komuna në të cilën gjindet banesa që ofroni.

Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj çdo thyerje te procedurave si me poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) të IRK-së.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datën 21/06/2024 në ora 13:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
7708
212
1613
6810