Roje të Sigurimit Fizik (10)
International Security është një kompani e sigurimit me bazë në Prishtinë, e cila është e përqendruar në sektorin e sigurisë dhe monitorimit të alaramave dhe kamerave.
Aftësitë dhe njohuritë teknike të ekipit tonë të menaxhimit të sigurisë garantojnë një partneritet dinamik, të fuqishëm dhe të qëndrueshëm që siguron një nivel të ri të shërbimeve të sigurimit të cilësisë së lartë për të dy sektorët publik dhe privat në Republikën e Kosovës
Në jemi në sherbim të klientëve 24×7 me sherbimet tona profesionale të sigurisë.
Si rezultat i rritjes së vazhdueshme të klientelës së kompanisë, INTERNATIONAL SECURITY njofton për hapjen e vendeve të lira të punës, me mundësi punësimi të menjëhershëm.
10 Roje të Sigurimit Fizik ( Sigurim Themelor)
Lokacioni: Prishtinë, Lipjan, Drenas, Hajvali
Ofrojmë punësim të menjëhershëm. Avancim në karrierë si dhe kushte të mira të punës. Përparësi kanë personat të cilët janë të licencuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kualifikimet dhe aftësitë që duhet ti kenë kandidatët:
- Të kenë të përfunduar të paktën shkollimin e mesëm;
- Mos të kenë qenë të dënuar apo të ndjekur penalisht;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese;
- Aftësi për të punuar i pavarur si dhe në punë ekipore.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të lajmërohen çdo ditë pune prej orës 09:00 – 17:00 në zyret Qëndrore të Kompanisë. Adresa: Rr. “Imzot Nikëprelaj”, Ulpianë (afër Fontanës, afër Konvikteve) apo ti dërgoni CV-të përmes postës elektronike në e-mail adresën: [email protected]
Afati për aplikim është i hapur deri më datën: 23.04.2022.
Për informata shtesë na kontaktoni:
038-555-006, 049/748/481,
JU MIREPRESIM!