Specialist për Menaxhimin e Riskut të Tregut, Likuiditetit dhe Validim të Modeleve
  • 049 909 110
Skaduar
Shield Recruitment & HR SH.P.K
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

Shield Recruitment & HR kërkon Specialist për Menaxhimin e Riskut të Tregut, Likuiditetit dhe Validim të Modeleve (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Rishikimi dhe konfirmimi i rezultateve të përllogaritjeve mujore për Humbjet e Pritshme Kreditore (HPK).
  • Rishikimi i modelit për Humbjet e Pritshme Kreditore (HPK) së paku në baza vjetore apo më shpesh sipas nevojave të Bankës dhe validimi i modelit në rastet e ndryshimeve të konsiderueshme apo në rast të krijimit të modelit të ri.
  • Testimi i parametrave të përdorur në model dhe verifikimi i saktësisë së tyre.
  • Vlerësimi i saktësisë së të dhënave historike dhe parashikimeve të përdorura në model sipas qasjes me shikim në të ardhmen.
  • Rishikimi i politikave, metodologjive dhe procedurave të modeleve për HPK duke u bazuar në legjislacionin në fuqi dhe sipas SNRF 9.
  • Mbështetja e stafit përgjegjës për përllogaritjen e HPK apo përllogaritje tjera sipas modeleve të përcaktuara përmes dhënies së rekomandimeve dhe propozimeve për përmirësim të procesit.
  • Hartimi i raporteve të rishikimit/validimit të modeleve dhe raportimi i tyre tek Zyrtari Kryesor i Riskut.
  • Planifikimi dhe monitorimi i rrjedhave hyrëse dhe dalëse të parasë;
  • Ruajtja e një strukture të përshtatshme të maturitetit;
  • Monitorimi i burimeve të financimit dhe koncentrimit të tyre;
  • Monitorimi, mirëmbajtja dhe raportimi i treguesve të likuiditetit.
  • Monitorimi i limiteve të brendshme dhe atyre rregullatore në lidhje me likuiditetin e bankës.
  • Përgatitja e stres testeve të likuiditetit dhe analizimi dhe raportimi i rezultateve të tyre.
  • Monitorimi, rishikimi i rezultateve, kontrolli dhe raportimi i LCR dhe NSFR.
  • Raporton tek ZKR-ja për çdo paralajmërim të indikatorëve të hershëm të rrezikut të likuiditetit.
  • Rishikimi i planit kontingjent të likuiditetit dhe zbatimi i masave për përmirësim të likuiditetit në rast të aktivizimit të këtij plani.
  • Vlerësimi i shkallës së riskut të plasmaneve në banka tjera dhe investimeve në letra me vlerë.
  • Përgatitja e raporteve për procesin e vlerësimit të brendshëm të mjaftueshmërisë së kapitalit – PVBMK.
  • Stres testet e rregullta për likuiditetin dhe të tjera; Menaxhimi i pozicioneve në valuta të huaja.
  • Vlerësimi i ndikimit të ndryshimeve të normës së interesit në asetet dhe detyrimet e Bankës.
  • Vlerësimi i ndikimit të ndryshimeve të kursit të këmbimit valutor.

Kualifikimet;

  • Fakulteti Ekonomik apo Administrim Biznesi;
  • Njohuri të mira të produkteve bankare;
  • Njohuri të analizave financiare
  • Së paku tre vite përvojë pune bankare;
  • Njohje e mirë e gjuhës Angleze
  • Njohje e mirë e punës me kompjuter dhe programeve të Microsoft Office;
  • Aftësi të mira ndëpersonale dhe komunikuese

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 11 Qershor 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
7708
212
1613
6812